Shqipëria voton kudër SHBA, pro Kubës. Reagon ish-ministri i Jashtëm

Premte, 02 November 2018 10:03

Shqipëria duket se e ka bërë rrugë që të votojë kundër SHBA.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në profili në Facebook, ka bërë me dije se Shqipëria ka votuar sërish kundër SHBA-së në OKB, këtë radhë për Kubën.

Reagimi i Tritan Shehut:

Përsëri votë kundër SHBA-së në Asamblenë e OKB-së nga përfaqësuesi shqiptarë, duke votuar "pro" Rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Ndërkaq paradoksalisht përfaqësuesi ynë "abstenon" për amendametet e paraqitura nga SHBA për këtë Rezolutë!

Në këto vitet e fundit ka një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj marëdhënieve me Kubën, ndaj të cilit ne nuk ka pse të kundërvihemi, pavarësisht se si veprojnë vende të tjera.

Në një diplomaci të mençur e jo “të detyruar" ka edhe mënyra të tjera votimi ose mosvotimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë.

Në fakt kjo tendence kundërvënie ndaj SHBA në OKB,  jo vetëm aty, për çështje sigurie shumë larg interesave e influencave tona, për të cilat ne duhet të ndjekim atë vend në mënyrën më paradoksale e të gabuar është bërë një rutinë në qëndrimet tona në ato organizma.

Gjykoj se kështu ne dëmtojmë interesat tona kombëtare dhe gradualisht krijojmë "të çara" në marrëdhëniet me atë vend thelbësor për ne e paqen në botë, gjë që minimalisht rrezikon të zbehë përkrahjen e çmuar amerikane ndaj çështjeve tona madhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...