Shifra e tmerrshme, 807 miliardë lekë do paguani për koncesionet e Ramës me oligarkët

Tuesday, 20 November 2018 12:55

Shifra është e tmerrshme. Ahmetaj e ka pranuar dhe është përpjekur të manipulojë dëmin e pallogaritshëm që do të paguajnë shqiptarët. Ka përmendur koston e hidrocentraleve duke mos deklaruar se ato para nuk dalin nga xhepat e shqiptarëve, por nga xhepat e investitorëve dhe shqiptarët jo vetëm që nuk kanë asnjë hunbje me këto koncesione të hidrocentraleve, por vetëm përfitojnë energjinë e prodhuar prej tyre nga financimi i bërë me paratë e tyre.

Skema e koncesioneve të hidrocentraleve është e kundërta e vjedhjes së Ramës me koncesionet. Rama në mënyrë skandaloze po I vjedh shqiptarët duke dhënë me koncesion rrugë ku vlera arrin për një km deri në 20 milionë euro ose 18 herë më shumë se vlera reale dhe kjo ëhstë vjedhje e pastër.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj mbrojti kete te marte Partneritetet Publike Private si pjesë e diskutimit në buxhetit në Komisionin parlamentar për Ekonominë duke argumentuar se vlera totale e kontratave të dhëna PPP është 807 miliardë lekë nga të cilat 391 miliardë lekë janë te hidrocentraleve. Sipas Ahmetajt 262 hidrocentrale vijojnë të jenë akoma në proces ndërkohë që balanca e fryrë e PPP është pikërisht kjo që raportohet .

Në fjalën e tij numri një i Financave theksoi se PPP-të janë një alternativë që shton asetet por edhe mundëson shërbime për qytetarët duke sjelle ne vemendje disa vepra infrastrukturore por edhe partneritete tek shendetesia.

Duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga opozita Ahmetaj solli në vëmendje rrugën Tiranë-Elbasan të cilën e cilësoi si një shembull të gabuar sesi është vepruar me rrugët. Rruga Tiranë-Elbasan e kontraktuar ne 2011, deri në këtë moment ka kaluar vlerën me 100 mln dollarë. “U nis me një kosto 304 milionë dollarë por ka shkuar 405 milionë dollarë. Nëse verifikohen, pretendimet ekstra kapin vlerën 36 milionë dollarë, 41.6 % më shumë në raport me prokurimin publik. Aksi Qafë Thanë-Lin-Pogradec ka kërkuar sërish më shumë para tha Ahmetaj. Ai theksoi se duke përjashtuar kontrata e PPP në shëndetësi, të tjerat do të hedhin 1.1 miliardë euro. Ai renditi disa prej partneriteteve publike private por theksoi se disa prej tyre edhe pse me kosto në buxhet janë trashëguar nga qeveria paraardhëse.

Ministri i Financave u ndal edhe një herë në fjalën e tij në ligjin e ri të partneriteteve publike private që pritet të ndryshojë mënyrën sesi veprohet sot me ofertat e pakërkuara. Ahmetaj nënvizoi se do të bëhet heqja e PPP të pakërkuara në një sërë sektorësh. “Konkretisht me anë të këtij ligji është propozuar që nga 1 korriku 2019 transporti dhe infrastruktura nuk do të ketë PPP me ofertë të pakërkuar. Po kështu do të bëhet heqja e bonusit për PPP të pakerkuara ndërkohe që dhe ato që do të mbeten pra portet dhe aeroportet, do te hiqet bonusi” tha Ahmetaj. RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...