Shpenzimet për arsimin, nga 193 vende Shqipëria renditet e 135-a në botë

E Enjte, 06 December 2018 16:43

Qeveria nuk e ka përparësi arsimin e të rinjve. Një nga studentët protestues që ndodhet para Ministrisë së Arsimit solli si shembull buxhetin e dhënë prej qeverisë për arsimin, 35 milionë euro ndërsa për një rrugë 2 kilometra jep 40 milionë euro duke iu referuar segmentit te Unaza e Re.

“Qeveria ka dhënë 35 milionë euro për arsimin e të rinjve në vend, ndërsa jep 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. E shikoni se me çfarë kemi të bëjmë. Ne nuk tërhiqemi. Kryeministri na tha ngelësa, por po i them atij se nuk ka aspak të drejtë që në ta quajë kështu për shumë arsye”, tha studenti.

Më tej ai i bëri thirrje ministres Nikolla që të mos provokojë pasi studentët mund të kërkojnë dorëheqjen e saj.

“I themi Nikollës të mos hedhë shashka dhe të mos provokojë, sepse 4 pikave mund t’i shtojmë edhe një tjetër që është dorëheqja e saj dhe ajo e di sesi të rinjtë arrijnë t’i largojnë qeveritarët e korruptuar”, u shpreh më tej studenti.

Shqipëria është një nga vendet me shpenzimet më të vogla qeveritare në botë. Duke u mbështetur në të dhënat e vitit të shkuar të Bankës Botërore dhe duke vlerësuar në mënyrë të përafërt, Shqipëria renditet jo më lartë se vendi i 135 në botë për nga shpenzimet qeveritare krahasuese për arsimin. Për të krijuar një ide më të qartë, duhet thënë se organizata e Kombeve të Bashkuara ka 193 vende anëtare dhe pas Shqipërisë mbeten kryesisht vendet më të të pazhvilluara të botës.

Vëndet e BE-së shpenzojnë fonde publike sa afërsisht mesatarisht 4,9 për qind e PBB-së, pra pothuajse dy herë më shumë se Shqipëria.

Duhet theksuar se Shqipëria ka bërë mbrapa në krahasim me vitin 2013, kur shpenzimet e arsimit ishin në 3,54 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 116 në botë. Në krahasim me vitin 2015 kur përqindja e shpenzimeve të arsimit ndaj PPB ka rënë me afërsisht 30 për qind. Shpenzimet qeveritare të planifikuara për arsimin në krahasim me GDP-në kanë ardhur duke u ulur gjatë gjithë qeverisjes socialiste.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...