Lejfen Veliaj imiton propagandën komuniste kur fshatarët “hynin vetë kooperativë” apo dorëzonin vullnetarisht bagëtinë

E Enjte, 06 December 2018 17:16

Nuk ka të sosur estrada me lejfen Erion Veliajn. E konsumoi edhe një tjetër sot. Studio e tij agjitative shpërndau monologun e Veliajt shoqëruar me pamjet e një qytetari me origjinë nga Tepelenë i cili e falte banesën (dje tokën) për të mirën e qytetit (dje socializmit). Kishte kohë që nuk kishim parë të tilla skena nga galeria e pafund e propagandës komuniste. Shyqyr Zotit që kemi Erion Velinë që na i kujton. Dikur në diktaturë, kur fshatarët i dorëzuan vetë bagëtitë për të mirën e kolektivizimit, partia organizonte koncerte, me radio apo me orkestër. Krijoheshin skena qesharake sepse fshatarët që “dorëzonin” vetë bagëtitë qanin ngaqë po bëheshin trokë (siç edhe u bënë). Zyra e propagandës së Bashkisë së Tiranës dhe njeriu më i papërshtatshëm për të drejtuar bashkinë në vite (propaganda nuk është punë) po kujdesen maksimalisht që të përhapin sa më shumë lajme të rreme rreth ndërtimit abuziv të unazës së madhe. A mos Veliaj është në shërbim të Afrim Qendros, apo lejfeni ynë regjistron orën e propagandës te kryetari i madh?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...