Basha ultimatum: Parlamenti të pastrohet nga krimi ose do rrëzohet

Saturday, 08 December 2018 11:06

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur tek të gjitha zhvillimet në vend gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar për nder të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë së shpallur për nder të Lëvizjes Studentore të 1990. Ai gjithashtu ka formuluar ultimatumin e opozitës për çlirimin e parlamentit nga krimi ose tha se në të kundërt do rrëzohet duke e përsëritur disa herë.

Basha tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, pas 45 vite sundim, nga një klikë injorante.

 

“Mirënjohja jonë i takon Azem Hajdarit, që u bë shpirti i protestës. Studentët u çuan për kushte ekonomike, por kuptuar se pa liri e demokraci s mund të ketë zgjidhje, ndaj kërkuar pluralizmin politik.

Kjo ditë na kujton se vetëm ata që ngrihen janë të lirë, të bashkuar mposhtin diktaturat. Është festa ime ndaj çdo qytetari, leksionin e parë po e japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë”, deklaroi kreu i PD.

“Ndodhemi sot në zemër të Qytetit Studenti ku lindi demokracia. Për vite shqiptarët ishin në errësirë. Endeshin në izolim, burgosje internime vrasja pa gjyq, që kishte shndërruar qytetarët në më të paditurit e Europës. Por nga ky shesh studentët hapën dyert, por edhe sot shqiptarët ndihen të zhgënjyer, të braktisur. Me qindra e mijëra studentë janë në kushte mesjetare, pa dushe me krevate marinarësh në dhoma të vogla. Me kushte të mjerueshme me mungesa totale për financimin e tyre dhe me tarifa që rriten, mbyllen biznese.

 

Më tej aty ku duhej kampusi universitar, ku arsimi duhet të kishte prioritet absolut, ka një parkim nga i cili Bashkia vjel para, mbi taksat e tarifat që ka vendosur në qytet. Qindra familja presin me ankth prishjen e shtëpive, si banorët e unazës së re 1000 familjë që kanë 35 ditë që rezistojnë ndaj skeme të madhe grabitje e vjedhjeje. Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve as të një qeverie që përfaqëson shqiptarët. Kanë bllokuar ëndrrën e studentëve. Kjo bandë hajdutësh ka vetëm një projekt, të grabitjes së shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Këto konvikte, vec disa piktura janë në këtë gjendje se paratë për ti kthyer në mjedise moderne janë zhdukur në gropa korrupsioni të qeverisë. Ata banorë të unazës që dje korrën fitoren e parë, u vunë për 35 ditë në shenjestrën e policisë me dhunë e arrestime, në shenjestrën e Edi Ramës që i quajti shpellarë e kadrinj. Kjo është arsyeja pse shqiptarët enden sot të zhgënjer, shumë të pashpresë deri para disa ditësh, ku rinia po hap me protestën e saj një dritë.’- u shpreh Basha.

Kreu i PD ka dhënë edhe një ultimatum në aktivitet.
“Ultimatumi ynë politik si studentët e ‘90, si dëshirë e aspiratë e çdo shqiptari. Parlamenti shqiptar ose do pastrohet nga krimi dhe t’iu kthehet qytetarëve ose do të rrëzohet, do rrëzohet, do rrëzohet. Ta çlirojmë qeverinë shqiptare nga krimi dhe ta kthejmë nëpërmjet votës shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese. Kjo frymë është më e madhe.
Po të jemi bashkë nuk ka forcë që na ndal, le të jemi bashkë në këtë dhjetor të dytë për të mposhtur bandën e hajdutëve”, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...