PD: Rama vendosi rekord të ri në denigrimin e mësuesve

Saturday, 29 December 2018 14:16

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë Rama se ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat tha se Rama që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, ndërkohë që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve.

Boçi tha se Qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave.

Deklarata e plotë

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar.

Edhe këtë vit, qeveria që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve, nuk ka asnjë qindarkë për të shpërblyer mësuesit e Shqipërisë.

Duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave.

Në nenin 10 të kontratës thuhet se “punëdhënësi, që në këtë rast është qeveria, u njeh sindikatave të drejtën për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin publik parauniversitar.”

Mburrja e Edi Ramës se po bën shtet vlen vetëm për mashtrimin e shqiptarëve nëpërmjet makinerisë së tij të propagandës. Në të vërtetë, kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve të Shqipërisë një të drejtë të fituar me ligj.

Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve.

Është fakt se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë.

Është fakt se kjo qeveri nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë, të rinj dhe studentë që kanë braktisur arsimin. Këtë vit u mbyllën 228 shkolla të sistemit parauniversitar.

Mësuesit e Shqipërisë dhe sistemi arsimor kanë vetëm një alternativë të besueshme, Partinë Demokratike.

Ne jemi të qartë për vizionin tonë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblimin dhe rritjen e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit.

Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...