Shalsi, rilindja e vjedhjes

Saturday, 29 December 2018 14:21

Në kabinetin ‘Rama 3’ veç emrave të panjohur të ministrave të rinj, ka edhe nga ata që njihen gjerësisht, sidomos kur vjen puna tek gafat në media. Një prej tyre është Eduard Shalsi. Rama tha sot se ai do të mbajë postin e Ministrit të Sipërmarrjes, vend që deri më tani e mbante Sonila Qato.

Ndërkohë është ende e freskët gafa që Shalsi bëri gjatë një interviste në ‘Top Story’ pak para zgjedhjeve të vitit 2013. Ai tha se ‘ne nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa këta’. Pra, Shalsi i referohej qeverisë së PD-së. Ndërkohë faktet sot tregojnë se qeveria e PS-së, jo vetëm ka vjedhur, por nuk ka përmbushur as premtimin që kishte dhënë ai, që do vidhnin më bukur.

Kujtoni këtu koncensionet, PPP-të me oferta të pa kërkuara, tenderat si ai për Unazën e Vogël e plot afera të tjera korruptive. Shalsi pati të drejtë! Mbase për këtë ‘meritë’ Edi Rama e shpërbleu sot me një post ministror. Shihni videon me gafën e vitit 2013.

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 20:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...