Thirrjet ‘Rama ik’, kanë pushuar çdo stadium shqiptar.
Në Lezhë është duke u zhvilluar ndeshja mes Besëlidhjes dhe Partizanit, që luhet për Kupën e Shqipërisë.
Siç është bërë zakon, sidomos kur luan Partizani, tifozët kanë shpërthyer në thirrje ‘Rama ik’.
Por në këtë situatë ka ndërhyrë arbitri i ndeshjes, i cili ka ndaluar lojën disa sekonda dhe u ka kërkuar tifozëve të mos hedhin parulla politike.
Dhe tifozët janë sjellë në mënyrë shembullore ... kanë vazhduar të thërrasin edhe më fort ‘Rama ik’.