PDIU: Të hapen menjëherë objektet e kultit

Hënë, 11 May 2020 14:34

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpërmjet një deklarate i bën thirrje qeverisë që të hapë objektet e kultit, të mbyllura për shkak të pandemisë. Sipas PDIU 'sekti Rilindje' duhet të ndahet nga parardhësit e saj.

"PDIU i bën thirrje Regjimit të facebook të hapen urgjentisht Institucionet e Kultit dhe të bëhen protokollet e hapjes së tyre në bashkëpunim me ekspertët e epidemiologjisë. 

Shumë vende europiane dhe vende fqinje janë shumë pranë hapjeve me protokoll të objekteve të Kultit.

Tek ne ajo që ndodh është paradoksale, fitohet vetëm kohë pa asnjë zgjidhje. Shqiptarët duhet që edhe për tek Zoti i Universit, t’i drejtojnë sytë nga zoti që quan veten zot,faraon.

Të fitosh kredo politike mbi ndjenjat e besimtarëve, duke ua mohuar besimin, për t’ua shitur më pas të drejtën e besimit të garantuar me kushtetutë, si një arritje e qeverisë, tregon se propaganda e këtij njeriu nuk ka kufij.

Është e pa pranueshme që po hapen parukeritë, Qendrat Tregtare, baret, restorantet dhe futbolli, e jo shtëpitë e Zotit!

PDIU i bën thirrje sektit të “Rilindjes” të hapë institucionet e kultit dhe të shkëputet nga trashëgimia e paraardhësve të  tyre, që prishën Kisha e Xhamia në vitin e mbrapshtë 1967.

Për këtë arsye Shqipëria u kthye në vendin e vetëm ateist në botë, që zëvendësoj Zotin me regjimin një partie dhe Enver Hoxhën, pasoja që po i vuajmë akoma edhe sot.

E drejta e ushtrimit të besimit dhe institucionet e Kultit janë më të rëndësishme se parukeritë, qendrat tregtare, baret apo restorantet,"-thotë PDIU. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...