Gjenerali-president, antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë!

Saturday, 04 June 2022 12:54

 

Nga Sali Berisha - 04/06/2022

Propozimi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare për postin e Presidentit të Republikës është një shkelje flagrante e Kushtetutës së vendit me pasoja shumë të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 167 përcakton: “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”

Ky nen pra, u ndalon rreptësisht ushtarakëve aktivë të zgjidhen apo emërohen në detyra të tjera. Ndaj dhe ky emërim është antikushtetues dhe i rrezikshëm për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë shqiptare.

 

Kjo shkelje e rëndë e Kushtetutës zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese.

Kjo, së pari se Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në detyra të tjera jashtë ushtrisë.

Ai që beson se mund të shesë Gjeneral Bajram Begajn si ushtarak joaktiv, ai tallet me Kushtetutën, ushtrinë dhe shoqërine shqiptare.

Gjeneral Begaj, i cili edhe në këtë moment është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, pra aktiv, po jep dorëheqjen apo po shkarkohet me dekret, pra po largohet nga ushtria si ushtarak aktiv pikërisht për t’u emëruar në një detyrë që Kushtetuta nuk e lejon.

Do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo logjike ligjore të shpallje ushtarak joaktiv, atë që kalon nga karrigia më e lartë e ushtrisë, në karrigen më të lartë të shtetit. Në rast se Gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake.

Për qendrimin e tij të dy ditëve të fundit, ai provon se nuk njeh ligj, as Kushtetutë për ambiciet e tij për pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga ushtria si person i rrezikshëm për vendin.

Kushtetuta në nenin e saj 167 është taksative me qëllim që ushtarakët për kohën që janë ushtarakë aktivë, nuk mund të kenë, ushqejnë ambicie për pushtete të tjera.

Me këtë akt antikushtetues, krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarakëve në pushtet, pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata.

Njëlloj si sot Bajram Bega, nesër një pasardhës i tij mund të përdorë këtë precedent kushtetues për të uzurpuar qoftë dhe me grusht shteti, kreun e shtetit.

Dënoj me forcën më të madhe, këtë akt tipik për juntat dhe të pashembullt në historinë e vendeve të lira.

Dënoj këtë akt si dëshmi flagrante e kapjes së shtetit dhe Kushtetutës nga një organizatë kriminale me në krye Edi Ramën, që nuk ka interesa të tjera përveç vjedhjes dhe plaçkitjes së qytetarëve.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mbrojë Kushtetutën dhe të mos lejojë këtë dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...