A do e firmosë lirimin e Begajt nga detyra?/ Meta shuan çdo dyshim

Saturday, 04 June 2022 13:05

 

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një takim zyrtar në Turqi, ndërsa shumë pikëpyetje janë ngritur, nëse kreu i shtetit do të kthehet apo jo për të firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka shuar çdo dyshim. Ai bën me dije se Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa shton se presidenti do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, shkruan Blushi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...