Berisha: Në Parlament po kryhet një akt antikushtetues! Rreziku që i kanoset vendit nga ky precedent

Saturday, 04 June 2022 20:20

 

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh për mediat në oborrin e Kuvendit, se zgjedhja e Bajram Begajt President, është një akt antikushtetues.

Berisha tha se po shkelet neni 167 i Kushtetutës sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as dhe nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera, përveç detyrave të ushtrisë.

 

Berisha renditi edhe rreziqet që i kanosen vendit nga një precedent i tillë, me pasoja të mëdha.

 

Deklarata e Berishës
Në Parlamentin e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës për President Republike njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës, nen sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as dhe nuk mnund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera, përveç detyrave të ushtrisë. Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën, pasi ai kandidon për president si shef i shtabit të përgjithshgëm të ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka zero vlerë për arsye se për ushtarakun, jo tërheqja, por miratimi dhe lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithshëm është rruga që e çliron atë nga obligimet ushtarake. Pra, akti i dorëheqjes së tij është tërësisht i pavlerë.

 

Pyetje: Zoti Meta e dekretoi...
Sali Berisha: Unë po flas fillimin. Zotit Meta i është dërguar zhdekretimi dhe dekretimi i kandidatit. Pra, ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për President. Në historinë e botës së lirë ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit të përgjithshëm, në karrigen e Presidentit. Kjo mund të ndodhë vetëm në junta, vetëm në puçe dhe grushte shteti. Kjo procedurë është një procedurë shumë e rrezikshme për vendin, sepse kjo i hap shteg që çdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit duke shfrytëzuar këtë precendent. I cili në rastin konkret flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave të ushtrisë, në rastet e tjera një shef tjetër shtabi mund të korruptojë, mund të marrë peng kryeministrin e një vendi edhe në dhunën e ushtrisë dhe forcës së saj, me këtë precedent, kreun e shtetit. Në një rast që s'ka ndodhur kurrë në historinë e botës së vendeve të lira, ndodh për herë të parë në narkoshtetin shqiptar. Unë e denoncoj këtë me forcën më të madhe

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...