Xhuljano Guçe:Disa ndryshime që mendoj se do të sillnin përmirësimin e proceseve në të ardhmen e PD-së.

Saturday, 04 June 2022 20:23

Disa ndryshime që mendoj se do të sillnin përmirësimin e proceseve në të ardhmen e PD-së.

PD nga 2021 deri në 2022 ka evoluar dhe është përmirësuar dukshëm në aspektin strukturor, por kjo s'do të thotë që jemi në "top" formën tonë dhe që nuk duhet të nxjerrim mësime nga disa problematika që kanë dalë kohët e fundit për të cilat të gjithë jemi dakord. 
Disa propozime që do të kisha unë në të ardhmen dhe që mendoj se do të sillnin përmirësime të dukshme në formën tonë gjatë përballjeve të ardhshme do të ishin:
-reduktimi i numrit të votave që ka një delegat i kuvendit kombëtar për këshillin kombëtar nga 150 në 20.
-dorëzimi paraprak i listave nga organizatat partnere duke respektuar rregullat statutore dhe kuotat e paracaktuara në statut.
-reduktimi i votave të anëtarëve të keshillit kombetar nga 14 për burrat dhe 6 per gratë në 7 për burrat dhe 3 për gratë.
-Primaret të zhvillohen me debat dhe çdo pozicion tjetër të ketë platforma dhe debate rreth këtyre platformave dhe jo votime mekanike sa për procedurë. Dhënia e së drejtës për të votuar kushdo për kandidatët në pozicionet më të larta publike si kryetar bashkie apo deputet.
Sanksionimi në statut që këshilli kombëtar, kryesia dhe organizatat partnere të dërgojnë kandidaturat e tyre për anëtar kryesie të partisë pas kalimit në procese votimi për të fituar statusin e kandidatit dhe më pas votimi nga këshilli kombëtar për anëtar kryesie.

Arritjet e këtyre filtrave dhe proceseve do të sjellin këto benefite:
-e para do të rrisë seriozitetin dhe rritjen e rëndësisë institucionale të këtyre aparateve dhe votës në tërësi.
-e dyta do të sjellë demokratizimin e mëtejshëm të proceseve dhe të filtrave për përzgjedhjen e kandidatëve.
-e treta do të sjellë gjithëpërfshirjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave për të dërguar emra të një kalibri të lartë për të arritur objektivat të cilat vendosen nga Kuvendi Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...