Polemikë me të vdekurin/ Kunja e Veliajt për hedhjen nga ballkoni të Kastriot Myftarajt

E mërkurë, 13 July 2022 08:37

 

Tendencën për të goditur nën brez, Erjon Veliaj e shfaqi sot përmes një komenti në lidhje me vetëvrasjen e Kastriot Myftarajt. Kur kryebashkiaku po fliste para Këshillit Bashkiak të Tiranës për gjoba, që sipas tij i vinin nga portalet, ai lëshoi “helmin” për vdekjen e Kastriot Myftarajt, që pak ditë më parë i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ballkoni.

 

“Do të hapësh lokal te plehrat? Hape! Po nuk do ikin plehrat se ke hap ti lokal dhe paguan ti gjoba lokalesh. Dhe ke gjet bashkinë e gabuar se ne te kjo e gjobave, bëj ça të duash, hidhuni edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këtë gazetarinë e lajmeve të rreme” – u shpreh Veliaj.

Kush e ka ndjekur në vijimësi fjalorin politik të kryebashkiakut, e ka të qartë profilin e politikanit që nuk ka një kod nderi përballë më të dobëtit. Mjafton një status në rrjetet sociale, që Veliaj t’i kthehet kujtdo qytetari të thjeshtë të Tiranës nga ekranet e mediave më të mëdha të vendit, mjafton një protestë qytetare dhe Veliaj me vartësit e tij përdorin çdo mjet të mundshëm që të denigrojnë çdo zë kundër, por komenti për vdekjen e një personi tjetër qe një qëndrim që haset rrallë nga një politikan.

 

Kastriot Myftaraj në fakt, ka qenë po kaq i hidhur në të gjallët e tij përkundrejt Veliajt. Madje në vitin 2016-të ai botoi disa shkrime duke hedhur dyshime se Veliaj mund të ishte djali i paligjshëm i presidentit të asaj kohe të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

 

“Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat.

Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër” – shkruante në atë kohë Myftaraj në një shkrim që gjendet edhe sot në portale.

Të njëtën teori të tij e trajtoi edhe më vonë në emisionin e tij të famshëm “Ju flet Moska”.

“Mahmoud Ahmadinejad në Shqipëri ka hyrë me emrin Kajan Ahmedi? Siç e dini Veliaj i ka vënë emrin Kajan të birit. Është marrë media shumë. Ai ka dhënë shpjegime. Thotë se ka një fshat në Elbasan me këtë emër. Kajan është emër fshati dhe jo personi. Mahmoud Ahmadinejad ka qenë në Shqipëri në vitin që ka lindur Erion Veliaj” – thoshte Myftaraj.

Armiqësia e Myftarajt me socialistët ishte e fortë duke përfunduar edhe në dyert e gjykatave. Ylli Manjani zbuloi pas vdekjes së tij se kishte marrë një telefonatë nga Myftaraj për t’a përfaqësuar në një gjyq përballë Edi Ramës.

Deklarata e Veliajt që bën ironi me vdekjen tragjike të një njeriu (qoftë edhe kundërshtar) ka ngjallur jo pak reagime. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të gjatë ku e cilëson atë të papranueshme.

“Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka pasur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr. Dënoj me ashpersinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj” – shkruan ndër të tjera Berisha.

Po pse ky mllef i Veliajt për kundërshtarët e tij qoftë edhe kur ata largohen nga kjo jetë. Ajo që bie në sy është mungesa e respektimit të Kodit të Vdekjes që shqiptarët e kanë ruajtur me shekuj.

Për gjatë gjithë karrierës së tij politike, Veliaj është përdorur shpesh nga shefi i tij si “kamikaz” përballë kundërshtarëve. Ishte ai i pari që fliste kundër opozitës, ishte ai që shpërndante i pari mesazhin e shefit kundër Ilir Metës.

Është po ai që përdorej madje edhe për të sulmuar kreun e FSHF-së, Armand Duka të cilit u detyrua më pas t’i jepte dorën, kur shefi e urdhëroi. I njëjti shef e urdhëron të lyejë edhe shkallët e pallatit në Shkozë në 3 mëngjesit apo edhe t’i gjente lopën fshatares së Farkës.

Duke sulmuar Kastriot Myftarajn, Veliaj ka bërë ndoshta një tjetër detyrë duke goditur një tjetër që kishte guxuar t’i prishte terezinë shefit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...