Analiza/ A po bëhet gati Rusia të njohë Kosovën?

Premte, 15 July 2022 09:36

 

“Në politikën e jashtmë nuk ka rastësi. Kur ndodhin me radhë disa koincidenca, atëhere gjithcka është një lëvizje e menduar mirë”. Mbi këtë arsyetim studiuesi Orhan Dragaš, nga instituti për siguri kombëtare, që është një analist i rregulli i Euractiv, arrin në përfundimin se Rusia po bëhet gati të njohë Kosovën duke e përdorur si kazus për shkëputjen e rajoneve të Donetsk dhe Lugansk nga Ukraina. Ai jep disa episode që vërtetojnë tezën e tij të cilat Lapsi.al po i rimer një për një.

 

“Ministria ruse e Mbrojtjes definitivisht e konsideron Kosovën shtet të pavarur. Ajo e përfshiu Kosovën në listën e vendeve, qytetarët e të cilave shkuan për të luftuar në anën e Ukrainës, së bashku me Poloninë, Britaninë, Amerikën dhe rreth gjashtëdhjetë vende të tjera nga e gjithë bota. Të gjithë ata janë të njohur ndërkombëtarisht dhe janë anëtarë të OKB-së. Serbia nuk është në listë, as si shtesë apo shpjegim për emrin e Kosovës, as në fusnotë me yll” shkruan Dragaš për Euractiv. Ai jep edhe një rast tjetër: “Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes ruse e trajton Kosovën me respekt të plotë, siç e meritojnë vendet e njohura ndërkombëtarisht. Në fillim të agresionit kundër Ukrainës, pas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralit Igor Konashenkov, për ditë të tëra në konferencat e tij ishte një hartë e Evropës Lindore me kufijtë e përcaktuar qartë të Kosovës si shtet më vete.
Ministria ruse e Mbrojtjes është një institucion shumë serioz dhe nuk lejon që ti shpëtojnë gabime dhe pakujdesi të tilla, veçanërisht kur kapacitetet e saj janë mobilizuar në maksimum për shkak të një pushtimi në shkallë të gjerë të një shteti sovran fqinj” pretendon ai.

 

Por nuk janë vetëm këto dy raste kur Rusia në thelb e trajton Kosovën si një shtet të pavarur pa e shpallur atë. “Dy “gabimet” e Ministrisë së Mbrojtjes janë vetëm vazhdimi i një liste të gjatë gjestesh, duke përfshirë deklaratën e lidershipit më të lartë politik, që tregon se Moska e konsideron Kosovën një vend të pavarur, sidomos kur dëshiron të përfitojë nga një qëndrim i tillë në favor të pushtimeve të saj territoriale” thota autori në tekstin e lexuar nga Lapsi.al . Ai sjell në vëmendje se gjatë një bisede të fundit të Vladimir Putinit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti rus deklaroi se ai e njeh pavarësinë e Donjeckut dhe Luhanskut si një precedent të bazuar në rastin e Kosovës. Dhe për më tepër shton Orhan Dragaš diplomatët Rusë as nuk u munduan ta justifikojnë apo të fusin në kontekt këtë deklaratë.

 

“Nuk ishte rastësi që Vladimir Putin pati një bisedë të përzemërt me Hashim Thaçin në Paris për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke e trajtuar atë si të barabartë si të barabartë. Nuk ishte rastësi që presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandr Avdeyev, uroi kolegun e tij kosovar Agim Ademi për marrjen e detyrës me mesazhin se Kosova “mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Federatës Ruse të Futbollit në të gjitha çështjet e futbollit”, jep të tjerë shembuj autori i cili bën edhe një parashikim: Moska do ta njohë kosovën më shpejt se pesë vendet e BE-së (Spanjë, Sllovaki, Rumani, Greqi dhe Qipro) që refuzojnë ta pranojnë pavarsinë e saj. ”

Kriza ukrainase ka nxitur shumë faktorë që të rrisin presionin ndaj këtyre shteteve, duke shpresuar të pakësojnë ndarjet midis aleatëve perëndimorë, të paktën për këtë çështje. Por vendi më afër njohjes së Kosovës nuk është asnjëri prej tyre, por Rusia. Asnjë prej tyre nuk ka arsye të reja për ta njohur Kosovën, ndërsa Rusia i ka ato”.

Sipas Orhan Dragaš, Rusia do ta bëjë këtë pavarësisht se “Kosova, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, mbështet fuqishëm popullin ukrainas dhe Ukrainën, e cila nuk e njeh atë si shtet”, madje qoftë edhe me cmimin e zhgënjimit të një aleati tradicional si Serbia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...