Pse po 'gjëmon' ‘Super Mario’ Draghi: Rreziqet për Italinë, Eurozonën

Premte, 15 July 2022 16:03

 

Ekonomia italiane është një pikë kthese pas krizës pandemike dhe dorëheqjes së kërkuar nga kryeministri i vendit fqinj, Mario Draghi.

E megjithatë ‘guruja’ e sistemit financiar erdhi në prag të daljes nga skena e qeverisë, duke lënë në siklet qytetarët italian edhe zyrtarët e Brukselit.

Duke kuptuar kaosin që e pret vendin fqinj, presidenti i Italisë Sergio Mattarella refuzoi të pranojë dorëheqjen e ‘Super Marios’ dhe shumica e analistëve janë shprehur se nuk ka asnjë person tjetër fizik për ta nxjerrë vendin nga moçalja.

 

Pavarësisht bazës së saj të fortë industriale, ekonomia italiane ( e treta në Eurozë) është në një pikë thyerje pas krizës pandemike si dhe krizës financiare që ajo shkaktoi,

 

Pavarësisht vështërsive, 75 vjeçari Mario Draghi arriti me ‘magjinë’ e tij të kthejë vendin e tij në një trajektore zhvillimi në vitin 2021, deri në pikën ku personalitete ndërkombbëtare, si stilisti italian Giorgio Armani duatrokitën publikisht kryeministrin italian.

Bankieri italian formoi në shkurt 2021 një qeveri fleksibël teknokratësh dhe planifikoi përdorimin e burimeve të Fondit të Rimbëkëmbjes në atë mënyrë që shumat përrallore të drejtoheshin për transformim dixhital dhe infrastruktura të reja kritike për ekonominë italiane.

Njëkohësisht duke lënë pas numrin e të vdekurve nga vala e parë e pandemisë, ai mori shpejt masa të rrepta shëndetësore dhe bëri të detyrushëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë, duke kufizuar kështu rigjallërimin e pandemisë në tokën italiane.

Ajsbergu i borxhit

Nëse kriza politike në vend nuk qetësohet, atëherë dorëheqja e Draghit do të duket si problemi më i vogël, pasi borxhi italian do të ketë nevojë për një ndërhyrje të guximshme për ta bërë atë të qëndrueshëm dhe ndërkohë që kostoja e huamarrjes tashmë është rritur me 4% për shtetin fqinj .

Peizazhi mjegullohet më tej nga mungesa e ritmeve pozitive të rritjes për ekonominë italiane, e cila është nën presionin fatal si nga tregjet ashtu edhe nga brenda, pasi kostoja e jetesës është rritur për shkak të inflacionit të lartë, e nxitur dhe nga pushtimi rus i Ukrainës.

Dilema populiste

Nëse presidenti italian më në fund ia del mbanë, Mario Draghi do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2023, me kusht që qeveria e tij të jetë një formë e unitetit kombëtar dhe pranimit politik universal.

Megjithatë, duke i qëndruar vendimit të tij, Mario Draghi thirri Këshillin e Ministrave pas takimit të tij me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, për t'i njoftuar për vendimin e tij për dorëheqje nga posti i tij.

Ai kujtoi gjithashtu se do të vazhdonte si kryeministër "vetëm nëse do të ekzistonte perspektiva e zbatimit të programit të qeverisë për të cilin kishte marrë votën fillestare të besimit" dhe me mbështetjen e nevojshme të Lëvizjes Pesë Yjet .

Nga ana e tij, kreu i Lëvizjes, Giuseppe Conte , nxitoi të deklarojë se “nuk pranojmë presion dhe shantazh. Nuk do të pranojmë kurrë krijimin e një impianti të ri djegieje mbetjesh në zonën e kryeqytetit italian”, duke përkeqësuar ngërçin politik në vendin fqinj.

Në të vërtetë, duke abstenuar nga votimi i djeshëm në Senat, Lëvizja Pesë Yjet minoi procesin, pasi senatorët e saj nuk hynë as dje në dhomë për të votuar, duke rezultuar vetëm në 172 senatorë nga 315 gjithsje për të rinovuar besimin te kryeministri teknokrat italian.

Duhet theksuar se mocioni i besimit që mori Mario Draghi lidhet me votimin e paketës së ndihmës financiare prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset, e cila megjithatë nuk kënaq fraksionin e Giuseppe Contes.

Reagimi zinxhir ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Pesë Yjet ishte ai i ish-udhëheqësit të saj, Luigi Di Maio, i cili akuzoi ish-partinë e tij për kryerjen e një plani cinik për të rrëzuar qeverinë.

Me skenarët për të ardhmen e Italisë që rikthehen në versione të ndryshme në orët e fundit, në tryezën e negociatave janë zgjedhjet e parakohshme dhe formimi i qeverisë së re.

Shembulli francez

Duke pasur parasysh, megjithatë, se Italisë i kërkohet të kalojë buxhetin e vitit të ardhshëm në vjeshtë, por mbi të gjitha shtrirjen e ekspozimit të saj të madh ndaj gazit natyror rus, mundësia e zgjedhjeve të parakohshme në shtator po shkakton tashmë frikë në Bruksel

Është karakteristikë që Komisioneri Ekonomik i Bashkimit Evropian Paolo Gentiloni dhe ish-kryeministri italian thanë dje se ekzekutivi i BE-së po i ndiqte “me ankth'' zhvillimet në Romë, veçanërisht pas precedentit të zgjedhjeve franceze, ku mbizotëronte fragmentimi dhe antisistemi.

Në këtë këndvështrim, si Matteo Salvini i Lidhjes, ashtu edhe e djathta ekstreme Giorgia Meloni mirëpresin formimin e një koalicioni qeveritar të krahut të djathtë pas apelit të hershëm në votime, deri në pikën ku Meloni deklaroi dje :"Unë jam gati të qeveris" , duke bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...