Nga e dinte për ‘Toyota Yaris’?/ Shtypi belg shkrim të gjatë për Lulzim Bashën

Premte, 15 July 2022 17:09

 

Ndërkohë që kanë kaluar katër vjet, vijon të jetë e pazbardhur dhe e mbuluar me mister skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqipëri nga Belgjika me ‘Toyota Yaris’. Hetimet janë të shtrira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Belgjikës.

Mediet belge kanë raportuar sëfundmi se për të zbuluar të vërtetën Belgjika ka bërë kërkime të gjera, në të dyja vendet.

Shkrimi i plotë i medias belge:

 

3.4 milionë euro cash u gjetën në dyert e një Toyota të vjetër, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur plotësisht edhe pse kanë kaluar katër vite. Paratë u gjetën në një qytet port shqiptar, por ishin fshehur në një makinë të vjetër të përdorur nga vendi ynë (Belgjikë).

Për ketë mister është bërë një kërkim i gjerë si në vendin tonë (Belgjikë) ashtu edhe në Shqipëri. Një zëdhënës i prokurorit federal konfirmon për median belge ‘HLN’ se hetuesit nga vendi Belgjika udhëtuan drejt Shqipërisë në fillim të këtij viti për të marrë në pyetje njeriun që dha lajmin e fundit, duke bërë që policia të ushtronte kontroll dhe të gjente paratë.

Por ai nuk është i pari si informator. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-kryetar i PD.

Rasti filloi rreth 4 vjet më parë, kur një belg vendosi Toyota-n e tij në një faqe interneti për shitje makinash. Ai kontaktoi me një blerës nëpërmjet internetit. Janë paraqitur dy shqiptarë, të cilëve belgu u ka shitur ‘Toyotën’.

Makina përfundoi në një rimorkio në Bruksel së bashku me Toyota të tjera. Në Liège, mjeti i transportit mori edhe një tjetër makinë ‘Alfa Romeo’. Nëpërmjet Gjermanisë më pas shkoi në Itali dhe prej andej me anije në qytetin port të Durrësit në Shqipëri. Aty policia ka kryer kontrollin e transportit pas deklaratës publike të Lulzim Bashës.

Dy qese plastike të fshehura në dyer përmbanin gjithsej 3.4 milionë euro dhe 80 mijë franga zvicerane. Kishte edhe 100 euro para të falsifikuara.

U arrestuan katër persona: shoferi, pronari i kompanisë së transportit, djali i tij dhe pronari i mjeteve në transport. Ata të gjithë thanë se nuk dinin asgjë për shumën e madhe të parave, dhe që atëherë janë lënë të lirë.

‘Ne thjesht i transportuam ato makina,’ janë shprehur ata. Një marrëveshje shitjeje në fakt ekziston për ‘Toyota-n’ në fjalë. Por nga erdhën paratë?

Gjatë kontrollit në shtëpinë e shoferit u gjet një kallashnikov dhe një radio për të dëgjuar policinë. Të 4 u burgosën nën dyshimin për krim të organizuar.

 

1 / 5
PrevNext
Pas një hetimi telefonik, dolën dy emra, emrat e dy kushërinjtë si organizatorë të mundshëm të transportit të dyshimtë të parave: Elvisi 39 vjeç dhe Alfred Vladi, 34 vjeç, dy shqiptarë aktivë në sektorin e makinave. Njëri ka një kompani qiraje në Tiranë, ndërsa tjetri shet pjesë këmbimi. Mirëpo, dy anëtarët e familjes nuk u gjetën. Sipas mediave vendase, ata mund të kenë ikur nga Shqipëria, diku jashtë vendit.

Nga hetimet e policisë shqiptare, u tha se dy kushërinjtë Vladi, në Belgjikë apo Gjermani nuk kishin precedentë penalë. Por nga kontrolli i tyre, doli se ata kishin precedentë me policinë britanike. Elvis Vladi 39 vjeç u arrestua në Britaninë e Madhe në vitin 2015 së bashku me tre shqiptarë të tjerë gjatë një operacioni ku u sekuestruan më shumë se 10 kilogramë kokainë. 10 anëtarë të bandës u dënuan me gjithsej 50 vjet burg. Vetëm Elvis Vladi doli i lirë, për mungesë provash.

Policia shqiptare dyshon se dy kushërinjtë kanë organizuar më shumë nga ato ‘transporte parash’, duke përdorur rrugë të ndryshme. Ndoshta kompanitë e makinave të të gjithë të përfshirëve ishin vetëm një mbulesë për të transportuar para nga mafia shqiptare e drogës.

Sipas mediave lokale, vetëm Elvis Vladi u dënua përfundimisht në këtë çështje për ‘mosdeklarim parash në kufi’.

Në vendin tonë është identifikuar dhe marrë në pyetje shitësi i Toyota Yaris. E kështu është marrë në pyetje politikani shqiptar Lulzim Basha. Pak ditë para se të gjendeshin paratë, ai bëri të ditur publikisht se një shumë e madhe parash po shkonte drejt Shqipërisë.

Ai akuzoi socialistin Taulant Balla se ka garantuar një ‘transferim të sigurt’ të parave të drogës tek një bandë. Taulant Balla i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza si shpifje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...