Krimi më i rëndë i vitit 2022/ Si ndodhi vrasja e trefishtë që tronditi vendin

Diel, 17 July 2022 22:44

 

Ngjarja në Fushë-Krujë shënon edhe bilancin më të rëndë të krimeve në vend për vitin 2022 dhe ndër bilancet më të rënda përgjatë 10 viteve të fundit, me 3 të vdekur. Diklen Vata, Besmir Hoxha e Brilant Martinaj po udhëtonin rreth orës 14:15 nga Tirana në drejtim të Thumanës, teksa destinacioni i tyre mendohet të ketë qenë Fushë-Miloti.

 

 

Ata ranë pre e atentatit me breshëri armësh, ndërsa njëri prej tyre, 30-vjeçari Diklen Vata, ndonëse i plagosur arriti të dilte nga "Volsvwageni Passat" pas të shtënave. Autorët pasi janë siguruar se dy të tjerët brenda makinës kanë humbur ndjenjat, kanë parë të riun që kishte dalë nga makina, njëri prej tyre është kthyer duke zbrazur armën mbi të derisa është siguruar se ka ndërruar jetë.

 

Hetuesit dyshojnë se autorët, të cilët besohet që të jenë pajtuar nga një grup i fuqishëm kriminal përkundrejt pagesës, kanë patur të dhëna të sakta mbi lëvizjet dhe shoqërinë e të rinjve, madje nuk kanë vënë në diskutim sipas burimeve, as bilancin që do të kishte ngjarja, "pasi donim të jepnin një mesazh të qartë dhe goditje të rëndë".

 

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka akses për manovrim apo devijim të mjetit, ekzaktësisht në metrin e 50-të, të urës rreth 100 metra të gjatë, e rrethuar me barriera të forta metalike, në të cilën kanë mbetur gjurmët e të paktën 2 prej predhave të qëlluara. Në këtë fazë të hetimit, kur nuk ka ende një panoramë të qartë të ngjarjes, ka dyshime se grupi i zjarrit ka vepruar përmes komunikimeve me një informator, i cili mendohet ti ketë vënë në dijeni mbi çdo lëvizje. Ndërsa autorët, i kanë zënë pritë automjetit të viktimave në afërsi të urës, duke ecur disa metra paralel me të me një automjet çuditërisht të të njëjtit model, "Volsvëagen Passat". Dyshohet se të paktën 3 persona me nga një armë secili kanë zbritur nga makina duke qëlluar në drejtim të objektivit, ndërsa në vendin e ngjarjes, janë gjetur 3 lloje gëzhojash.

Nga ana e autorëve, janë shtënë më shumë se 50 plumba. Një tjetër ka luajtur rolin e shoferit, ku pasi grupi ka arritur qëllimin, kanë hipur në makinë dhe kanë marrë kthesën duke iu drejtuar fshatit Larushkë. Aty kanë lënë makinën së bashku me 3 armë zjarri të tipit "Kallashnikov", i kanë spërkatur me benzinë dhe vënë flakën, për të humbur çdo shenjë dhe gjurmë. Në makinën e viktimave u gjet gjithashtu një armë tip pistoletë që mendohet se e mbante Diklen Vata. Kjo tregon sipas hetuesve se të rinjtë ruheshin.

Teksa policia ende bën thirrje përmes dy reagimeve të saj zyrtare, që të tregohet kujdes me emrat e dy viktimave që u gjetën brenda automjetit të shkrumbuar, pasi do të jetë ekspertiza sipas saj ajo që do të zbardh identitetet e tyre, nga ana tjetër, grupi hetimor ka ngritur pista konkrete të hetimit. Kryesorja ka të bëjë me larjen e hesapeve mes grupeve të forta kriminale që kanë lënë pas edhe në të shkuarën viktima, në disa raste edhe në rrethin e Krujës, Kurbinit apo Tiranës. Ngjarje të cilat nuk përjashtohet mundësia të kenë sjellë këtë të diel edhe një hakmarrje të trefishtë që tronditi Fushë-Krujën.

Në makinën me targë të vjedhur para disa kohësh në Tiranë, që u përdor nga autorët, e cila u gjet duke u shkrumbuar rreth 30 minuta pas ngjarjes, në Arrameras, 3 km larg mbikalimit të Fushë-Krujës, nuk ka shpresë të ketë mbetur ndonjë provë që do ta ndihmonte policinë dhe prokurorinë për gjurmimin e tyre. Ndërkohë, dyshimet për një plan të mirëorganizuar për hetuesit i shton fakti se dikush i ka pritur autorët me një tjetër automjet, që i ka transportuar, dyshohet jo shumë larg pasi i vendosën flakën makinës.

Gjithashtu, grupi hetimor ka dyshime të forta që autorët, të paktën disa prej tyre, të jenë banorë të Fushë-Krujës apo zonave përreth, ish-të dënuar dhe të "stërvitur" në ngjarje të mëparshme. Lidhur me këtë, përveç familjarëve të viktimave, pritet ka nisur edhe marrja në pyetje e një sërë emrave, me precedent të mëparshëm apo të skeduar nga policia. I papërcaktuar mbetet shkaku i zjarrit në makinën e autorëve, por përfundimisht do të jetë ekspertiza që do ta thotë fjalën e fundit.

Një pistë e mundshme është ajo e shkaktimit të tij nga predhat që mund të kenë prekur pjesën e sarbatorit të motorrit të mjetit, duke shkaktuar shkëndijë. Por nga ana tjetër, "mënyra se si janë përhapur flakët, lë shumë për të dyshuar që mund të ketë qenë veprim i autorëve për t'i dhënë përmasë sa më të madhe të krimit që kanë kryer", thotë një burim.

Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa në afërsi të vendit të ngjarjes, nuk ka objekte apo biznese të pajisura me kamera sigurie, ndërsa janë sekuestruar përgjatë itinerarit që kanë përshkuar viktimat disa të tilla, për të ndjekur lëvizjet e mundshme të autorëve, për të cilët thonë burime, do jetë e vështirë të zbulojnë diçka konkrete pasi kanë lëvizur të maskuar dhe me targa të vjedhura.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 300 metra nga rajoni i Policisë së Fushë-Krujës, teksa në aksin nga Tapiza në Thumanë, janë evidentuar edhe patrulla të policisë rrugore gjatë kësaj të diele, duke patrulluar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë, ngasin makinën në efektin e alkoolit apo bëjnë manovrime të gabuara në rrugë, si hedhja e mbeturinave nga xhamat, qëndrimi në korsi të gabuar etj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...