Si do të hiqet qeveria?! Ilir Meta i prerë: Do të ikë me zgjedhje dhe me protesta!

Tuesday, 26 July 2022 15:48

 

Nga konferenca për shtyp e z. Ilir Meta nga Partia e Lirisë

Pyetje: Z. Meta, Partia e Lirisë, është e majtë apo e djathtë? E dyta, tashmë, brenda dy amuajve, pritet të dekretohete dhe data e zgjedhjeve vendore, besojmë në tetor. Partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore?

Ilir Meta: Partia e Lirisë, të paktën për aq kohë sa unë do të jem lider i saj asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend: as seanca parlamentare, asgjë tjetër, aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Në asnjë mënyrë!

 

Të gjithë ata që kanë pyetur se si do të hiqet qeveria, do të ikë me zgjedhje dhe me protesta! Si të dojë. Ose me protesta dhe me zgjedhje!

 

Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet, është një dezertor, është një kapitullues, është një i blerë siç ishte ai që i shiste zgjedhjet dhe i digjte mandatet, që nuk regjistrohej në zgjedhje dhe ia linte fushën bosh dhe bënte sikur nxehej duke i djegur palmën atij, apo jo?! Ose është me probleme, pa kapacitet politik, sepse unë nuk jam naiv dhe të pres demokraci daneze në Shqipëri, e kam thënë dhe më përpara. Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë, duhet ta forcojmë çdo ditë. Ajo forcohet ose dobësohet dhe Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në çdo moment, kurdo dhe është e bindur në një triumf të madh të të gjithë opozitës së vërtetës dhe që ka dëshirë të bashkohet për të përmbushur këtë regjim kleprokratik.

Është parti e majtë apo e djathtë?!

Ilir Meta: Partia e Lirisë është..: Liria është e majtë apo e djathtë?! Sovraniteti, është i majtë apo i djathtë?! Kushtetuta, është e majtë apo është e djathtë?! Këto janë gjëra shumë të qarta. Është gjithëpërfshirëse! Këtu jemi në një moment ku nuk kemi të bëjmë me të majtë apo të djathtë. Dhe kam një pyetje për ju zonjë: Partia Socialiste sot është e majtë?!

Pyetje: Në deklaratat e fundit ju kemi dëgjuar shpesh të flisni për tradhtarë duke marrë në referencë edhe emrin e Esad Pashës. Po a nuk do të ishte më mirë t’ia linit historianëve këto interpretoni, sepse do të bashkëpunoni me një parti tjetër që ka një qëndrim tjetër për këtë figurë apo vetë monarkinë?

Ilir Meta: Baza jonë e bashkëpunimit tani është një dhe vetëm një: referendumi, demokracia, të rrëzojmë në mënyrë demokratike, me mimoza (e ke parasysh 2 Marsin dhe format e tilla) dhe me zgjedhje patjetër, regjimin kleptokratik. Kjo është e para.

E dyta, sa i takon bashkëpunimit, është lufta kundër korrupsionit, rikthimi i garës, i meritokracisë në sistemin shoqëror, sistemin publik, prokurorime, konkurse, administratë, kudo që të mos kemi këtë situatë të tmerrshme siç kemi në Dogana, ku sillen si banditë apo në Tatime...

Është viti i dhjetë i qeverisë dhe nuk u ngop me të vjedhur. Mirë, hajde me gënjyer, por edhe më vjedhur?! Ndërkohë thotë shumë mirë që ikin shqiptarët, se do të na vijnë nga Bangladeshi!!! Kuptoni apo jo?! E ju më thoni mua pse i thoni këtij, tradhtar! Po çfarë t’i them: Patriot bangladeshas?! Çfarë t’i themi atij ne?!

Bën ato sjellje që bën me historinë e detit, që e di ai akoma më mirë, e dinë edhe ca të tjerë e do të mësojnë më shumë, bën ato çështje që bën me Kosovën, e t’i themi ne Hero!!!

Të vijë Bangladeshi thotë e të ikin këta!!! Problem i madh! Ata vjnë këtu për një copë bukë, nuk më kërkojnë llogari mua as për inceneratorët, as nuk i njohin emrat e atyre që kanë ikur nga jeta dhe marrin nga dhjetë milionë euro me firmën e tyre...këta s’më kërkojnë llogari. Bile ato fushat e kanabisit mund t’i vadisin më lirë, se këta shqiptarët...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...