Meta: Partia e Lirisë s'do të bojkotojë asgjë! Kush ikën nga zgjedhjet, dezertor ose i blerë si ai që digjte mandatet!

Tuesday, 26 July 2022 15:53

 

Themeluesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sulmoi përsëri sot, ish-kryetarin e PD Lulzim Basha për strategjinë e tij të bojkotit politik të parlamentit, zgjedhjeve e gjithçka.

Në konferencën për shtyp sot, të parën që dha në emër të subjektit të ri, Meta deklaroi qartë:

 

"Partia e Lirisë, të paktën për aq kohë sa unë do të jem lider i saj asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend: as seanca parlamentare, asgjë tjetër, aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Në asnjë mënyrë!

 

Të gjithë ata që kanë pyetur se si do të hiqet qeveria, do të ikë me zgjedhje dhe me protesta! Si të dojë. Ose me protesta dhe me zgjedhje!

 

Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet, është një dezertor, është një kapitullues, është një i blerë, siç ishte ai që i shiste zgjedhjet dhe i digjte mandatet, që nuk regjistrohej në zgjedhje dhe ia linte fushën bosh dhe bënte sikur nxehej duke i djegur palmën atij, apo jo?! Ose është me probleme, pa kapacitet politik, sepse unë nuk jam naiv dhe të pres demokraci daneze në Shqipëri, e kam thënë dhe më përpara. Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë, duhet ta forcojmë çdo ditë.

Ajo forcohet ose dobësohet dhe Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në çdo moment, kurdo dhe është e bindur në një triumf të madh të të gjithë opozitës së vërtetës dhe që ka dëshirë të bashkohet për të përmbushur këtë regjim kleprokratik."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...