Spartak Braho për Edi Ramën: Është kokrra e sharlatanit, do të përfundojë si Musolini!

E mërkurë, 27 July 2022 09:46

 

"Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. E kam thënë që do të ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jonormal.” - Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme, ish-deputeti socialist Spartak Braho, teksa ka folur për ndryshimet e fundit në qeveri dhe kryeministrin Edi Rama.

Ai ka ka folur edhe në lidhje me punën e SPAK dhe pretendimin e qeverisë se “shpata” po pret vetëm majtas.
“Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon. Zëvendësimi me Ballukun më kujton që zakonisht kjo zëvendëson burrat. Mesa duket gëzon simpatinë e Kryeministrit se ka kaluar kohë të gjatë me të”, tha Braho në emisionin “Frontline”.

 

“Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini.

 

Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lere”, vijoi ish-deputeti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...