Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri Kurti takohen me Sekretarin amerikan Blinken

E mërkurë, 27 July 2022 09:47

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u takuan sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njofton Zëri i Amerikës.

Pas takimit në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se falënderoi dy udhëheqësit për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe pritjen e afganëve që u larguan nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të Talebanëve.

“Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, shkruan zëdhënësi Price.

 

Në hapje të takimit me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, Sekretari Blinken foli për partneritetin e fortë SHBA-Kosovë dhe rëndësinë e kësaj miqësie.

 

“Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se, siç e dini të gjithë, mes nesh ka një histori të gjatë dhe të fortë, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta”, tha zoti Blinken.

Pas takimit, në një prononcim për Zërin e Amerikës, Presidentja Vjosa Osmani tha se e informoi Sekretarin Blinken rreth reformave të ndërmarra në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, për të cilat siç u shpreh ajo “duhet përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Edhe një herë u konfirmua se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh, më të fuqishëm dhe më të afërt sesa SHBA-të”, tha zonja Osmani.

Nga ana e tij, Kryeministri Albin Kurti tha se shprehu mirënjohjen e tij për ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur mizoritë serbe në Kosovë, vendi që siç u shpreh ai “është një rrëfim suksesi i një demokracie cilësore që ecën së bashku me zhvillimin ekonomik”.

“Në kontrast me disa fuqi të tjera nëpër botë, të cilat dëshirojnë të tregojnë që për zhvillim ekonomik demokracia nuk është e nevojshme, shteti jo i madh i Kosovës është një shembull i madh se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë së bashku”, tha zoti Kurti për Zërin e Amerikës.

Kryeministri Kurti tha se e shfrytëzoi takimin me Sekretarin Blinken për të kërkuar më shumë investime amerikane në Kosovë dhe rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Presidentja Osmani shtoi se takimi i sotëm ishte garanci e angazhimit amerikan në rajon në një periudhë kur agresioni rus në Ukrainë, siç tha ajo “ka dëshmuar se cilat janë demokracitë e vërteta” . Zonja Osmani shtoi se bashkëpunimi më i afërt Kosovë-SHBA është i domosdoshëm duke i ditur prirjet për ndikimin në Ballkan të Rusisë, përmes siç u shpreh ajo, satelitit të Putinit, Serbisë.

“Kemi diskutuar më në detaje në mënyrë që të jemi më vigjilent tash e tutje, shumë më të koordinuar me SHBA-të dhe aleatët tanë të tjerë në NATO në mënyrë që t’i parandalojmë këto plane destabilizuese që i ka Putini me satelitët e vet”, tha zonja Osmani në një pyetje të Zërit të Amerikës.

Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nesër do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Programin Kompakt me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit, një projekt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që ka për qëllim forcimin e sektorit të energjisë në Kosovë dhe fuqizimin e përfshirjes së grave në këtë fushë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...