Skandali i inceneratorëve/ 'Veliaj dhe Bllako kanë shpërdoruar detyrën'

E mërkurë, 27 July 2022 10:43

 

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, akuzoi sot kryebashkiakun e Tiranës se ka shkelur ligjin në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas saj, Veliaj ka shkelur qëllimisht ligjin.

“I vetëdijshëm se kishte shkelur ligjin, Erion Veliaj shkoi në Këshillin Bashkiak për të marrë miratimin e financimit të inceneratorëve, e për këtë Veliaj ka gënjyer edhe publikisht e nën betim përpara Komisionit Hetimor te inceneratorëve, pasi me VKB-në 106 datë 28.09.2016 janë ndryshuar tabela bashkëlidhur programit buxhetor dhe nuk ka miratuar buxhetin që duhet të përballonte shpenzimet për inceneratorët.

 

Ky vendim i Këshillit Bashkiak është marrë 1 muaj pasi ishte miratuar kontrata e koncesionit të inceneratorit dhe bashkia e Tiranës ishte futur tashmë në angazhim financiar 91 milionë euro.

 

Erion Veliaj ka shkelur qëllimisht ligjin duke e futur Bashkinë e Tiranës në një angazhim financiar 91 milionë euro vetëm me firmën e tij, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak. Vendimi i Këshillit Bashkiak një muaj pasi ishte miratuar kontrata koncesionare është prova më flagrante e shkeljes së ligjit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. E në këtë vendim Këshilli Bashkiak ka vënë në dispozicion 15 milionë lekë për këtë projekt, ndërkohë që Erion Veliaj me firmën e tij ka firmosur 91 milion euro pa vendim të Këshillit Bashkiak,” tha Kryemadhi.

“Shkeljet e procedurës lidhur me Erion Veliaj:

1) Autoriteti Kontraktues ka zhvilluar procedurën koncesionare, pa marrë më parë miratimin e Qarkut Tiranë, i cili ka në përbërje Bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Studimi i fizibilitetit është hartuar dhe dorëzuar për Qarkun Tiranë, po ashtu edhe në studim fizibiliteti parashikohet se financimi i këtij projekti do të kryhet nga a) Qeveria dhe b) Bashkitë e Qarkut Tiranë.

Me shkresën nr. 13118/7 prot., Ministria e Financave, i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, që meqenëse përfituesi kryesor i këtij projekti është Qarku Tiranë (pra të gjitha njësitë vendore të këtij Qarku), do të merrej miratimi me shkrim nga ky Qark, referuar modelit financiar të propozuar në studim fizibiliteti. Ndërkohë që Ministria e Mjedisit dhe konkretisht ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, z. Alqi Bllako në kundërshtim me kërkesën e Ministrisë së Financave, i është drejtuar vetëm një njësie vendore të Qarkut Tiranë dhe konkretisht vetëm Bashkisë Tiranë. Bashkia Tiranë, e cila po ashtu ka vepruar në kundërshtim me ligjin, me shkresën nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke u shprehur parimisht dakord me modelin financiar të paraqitur në studimin e fizibilitetit, ndërkohë që kjo Bashki duhej të evidentonte faktin se studimi i fizibilitetit paraqiste angazhimin financiar për të gjitha Bashkitë pjesë përbërëse të Qarkut Tiranë. Referuar studimit të fizibilitetit të projektit koncesionar, rezulton se dakordësia për financimin e projektit duhet të jepet nga përfituesit dhe financuesit e këtij projekti që në rastin konkret janë të gjitha bashkitë pjesë përbërëse të Qarkut Tiranë, pasi ky projekt parashikon trajtimin e mbetjeve të të gjithë njësive vendore të Qarkut Tiranë dhe jo të Bashkisë Tiranë.

Këto veprime, si të Autoritetit Kontraktor ashtu edhe të Bashkisë Tiranë janë në rastin më të mirë për to - paaftësi në përmbushjen e detyrave me pasoja të rënda financiare (në kuptimin penal janë shpërdorim detyre) dhe në rastin më të keq përbëjnë Mashtrim të Institucioneve Shtetërore. Në nenin 42 “Mbështetja financiare” të Ligjit 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT” i ndryshuar parashikohet se: “Projekti që ka nevojë për mbështetje financiare, siç përcaktohet nga studimi i fizibilitetit, kërkon një miratim paraprak nga Ministria e Financave, në lidhje me përballueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe fizibilitetin fiskal, domethënë ndikimet dhe risqet fiskale të menjëhershme dhe urgjente”.

Referuar këtij parashikimi ligjor, rezulton se dhënia e miratimit financiar, është kusht thelbësor për vijimin e projekteve koncesionare që kërkojnë anagazhim financiar të buxhetit të Shtetit.

Në këtë rast përgjegjësia ligjore bie drejtpërdrejt mbi ish–Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Z. ALQI BLLAKO, si dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë ERION VELIAJ, pasi me veprimet e tyre të drejtpërdrejta kanë shkelur haptazi dhe nuk kanë zbatuar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore të sipërcituar, duke kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

2) Në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91,784,500 Euro pa Tvsh për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionit , pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në nenin 41 “Buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore dhe programi buxhetor afatmesëm” të Ligjit 139/2015, parashikohet se:

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë dhe miratojnë buxhetin vjetor e programin buxhetor afatmesëm, sipas legjislacionit në fuqi që rregullon sistemin buxhetor dhe financat vendore.

2. Për qëllime të transparencës e të respektimit të ligjit, buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore duhet të përmbajë:

a) parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimet e propozuara në secilën kategori shpenzimesh, përfshirë shlyerjen e borxhit të njësisë së vetëqeverisjes vendore;.................

Më tej akoma, në germën “dh” të nenit 54 “Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak” të Ligjit 139/2015 parashikohet se: Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

Referuar bazës ligjore të sipërcituar rezulton e qartë dhe shterues fakti se Institucioni i Ngarkuar me Ligj për miratimin e buxhetit të Bashkisë është Këshilli Bashkiak dhe jo Kryetari i Bashkisë dhe rrjedhimisht, angazhimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të ngarkuar Buxhetin e kësaj Bashkie për 30 vitet e ardhshme me një pagesë prej 90 milionë euro është në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të sipërcituara.

Në këtë rast përgjegjësia ligjore bie drejtpërdrejtë mbi KRYETARIN E BASHKISË TIRANË Z.ERION VELIAJ, pasi me veprimet e tij të drejtpërdrejta ka shkelur haptazi dhe nuk ka zbatuar detyrimet e parashikuara në bazën ligjore të sipërcituar, duke kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...