Twitter tmerrohet nga cicërimat e Ramës për çarterin

Tuesday, 01 November 2022 14:38

 

Që kur hakerat e dyshuar iranianë bënë publike të dhënat e sistemit TIMES të kryeministrit, që dëshmonin për plot 137 udhëtimet e Edi Ramës me avion personal, ky i fundit nuk po gjen qetësi.

Me një rritëm kompulsiva ai nuk lë miting elektoral pa sharë, ofenduar apo shfryrë mbi këdo që merret me këtë temë.

 

Nga një vështrim i komunikimit të kryeministrit përmes postimeve në Twitter, që nga data 27 tetor e deri në 1 nëntor, del se reagimet e Ramës janë të paimagjinueshme.

Fjalori i tij tejkalon çdo limit. Dhe nga që edhe vetë e kupton se nuk bind, reagimet shtohen e ai vazhdon të cicërojë në Twitter. Ndonjë postim e fshin pasi nuk i pëlqen, dhe pastaj rishkruan një të ri.

Pikërisht për të sqaruar këdo që di të lexojë, po i botojmë të gjitha komunikimet e Ramës, mbi këtë temë ku raporti mes epiteteve dhe dhënies së llogarisë dhe informacionit është 1 me 100. Me bold kemi theksuar të gjithë zhargonin vulgar që ka përdorur. Po kur vjen puna për tu informuar, në këtë loghore dufmash është e vështirë të ndriçohesh.

Rama thotë se ka bërë një kontratë promocionale me orë fluturimi me Air Albania, po nuk tregon asnjë faqe të kësaj kontrate me detajime për çdo udhëtim. Jep një shifër për koston mesatare të udhëtimeve që i kushtokërkan 64.972 Lekë të reja (sa gjysma e Berishës thotë ai), por për këtë nuk paraqet asnjë provë, sikur këto numra të ishin noterizuar nga vetë zoti.

Kundërshton shifrën prej 22 milionë euro (që mund të jetë e ekzagjeruar), por nuk tregon një total të shumës të çarterave që ka përdorur. Flet për reklamën që i bën “Ismailit”, po bën sikur harron që duhet të japë llogari edhe për ato udhëtime speciale me kompani të tjera, përpara se të ekzistonte kjo kontratë.

Duket hapur se konceptet që e tërbojnë më shumë kryeministrin janë transparenca dhe llogaridhënia. Nuk i jap llogari shpifësve thotë (“të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë”), duke bërë sikur nuk kupton se të dhënat kanë dalë nga sistemi i tij TIMES, që dyshohet se e kanë hakeruara iranianët.

Pikërisht për të kuptuar më mirë të gjitha ato që ai fsheh Lapsi.al po boton Twitter-at e mbushur me ofendime që dëshmojnë se sharjet marrin peshë atëhere kur mungon argumenti.

Twitter i dates 27 tetor

Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...