Reforma Territoriale/ PS rrëzon propozimin e PD, Asllani: Falsitet dhe kulisa paraelektorale të Edi Ramës

Tuesday, 01 November 2022 15:14

 

Sekretarit për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani ka reaguar nga selia blu pasi PS rrëzoi propozimin e PD-së për Reformën Territoriale.

Asllani u shpreh se qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.

 

Gjithashtu Asllani theksoi se Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë, por kjo dijeni nuk do e pengoi për të paraqitur alternativën tonë.

Deklaratë e Sekretarit për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani

Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.

Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë.

Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.

Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014.

PD ka qenë dhe ngelet e vetëdijshme për pasojat e hidhura të bojkotit të ish-kryetarit në hartimin e hartës administrative të vitit 2014, dhe në përdorimin politik që Edi Rama i bëri këtij bojkoti në dëm të shqiptarëve.

Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre.

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit.

Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit:

1. Dështoi në rritjen e eficiencës ekonomike të njësive të reja.

2. Solli centralizim të pushtetit te kryebashkiakeve duke shkatëruar decentralizimin dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.

3. Goditi përfaqësimin e qytetarëve në bashkëqeverisje, demokracinë vendore dhe llogaridhënien.

4. Dështoi në nxitjen e zhvillimit ekonomiko- social dhe zbutjen e varfërisë.

Pasojat:

• Shpopullim masiv i territorit të vendit

• Kolaps dhe falimentim i bashkive.

• Shembja e demokracisë vendore, llogaridhënies dhe rilindja e korrupsionit masiv

• Shërbime publike të pambuluara financiarisht e larg qytetarit dhe kërkesave të komunitetit.

• Falimentime të Shërbimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve.

• Korrupsion masiv në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ato urbane

• Dorëzimin para rreziqeve të zjarreve dhe përmbytjeve.

• Falimentimi i fermerëve dhe aktiviteteve agroindustrial.

Sa kohë kjo ndarje administrative vazhdon, pasojat i vuajnë qytetarët.

Ne u bëjmë thirje të na bashkohen më 12 nëntor përballë arrogancës së pushtetit, dhe rrezikut që Rama dhe klika e tij përbëjnë për Shqipërinë.

Modifikuar më Tuesday, 01 November 2022 15:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...