×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vlerat ushqyese të ananasit dhe përfitimet që i sjell shëndetit

Tuesday, 31 July 2018 13:04

Ka një ngjyrë të verdhë shumë të këndshme për t’u parë, një shije të ëmbël, freskuese dhe ndihmon në hidratim. 

Bëhet fjalë për ananasin, i cili ka të gjitha cilësitë për të qenë një mik në ditët e nxehta të verës.

Nëse kësaj i shtojmë faktin që favorizon sensin e ngopjes me pak kalori dhe që kontribuon në eliminimin e lëngjeve të tepërta, duke luftuar kështu fryrjet dhe celulitin, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtojmë në dietën tonë të përditshme.

Ananasi kultivohet kryesisht në vendet e Amerikës jugore dhe i përket familjes Bromeliaceae, me origjinë nga Amerika jugore, Tailanda dhe Filipinet. Sot është e thjeshtë të gjesh ananas në çdo stinë në dyqane dhe markete.

Për të shijuar përfitimet e këtij fruti, duhet të konsumohet i freskët, pasi trajtimet dhe përpunimet të cilave i nënshtrohet kur futet nëpër kuti, mund të shkatërrojnë cilësitë ushqyese dhe kurative që përmban. Mbi të gjitha, frutit të konservuar i shtohet edhe sheqer, duke shtuar në mënyrë të ndjeshme kaloritë.

Vlerat ushqyese – Ananasi ka shumë vlera ushqyese. Ai është i njohur veçanërisht për efektet pozitive që ka për tretjen, me efekte të mrekullueshme kundër celulitit. Edhe pse është i ëmbël, fruti përmban pak kalori (vetëm 42 për 100 gramë), ndaj është shumë i përshtatshëm edhe për dietat me pak kalori.

Është shumë i pasur me ujë dhe ka karbohidratet në formën e sheqerit, sidomos glukozë, sakarozë dhe fruktozë. Ananasi është i varfër me fibra, ndërkohë që është një burim i vërtetë i vitaminës C dhe potasiumit e magnezit. Ai është i pasur me bromelina, një bashkim enzimash që kryejnë një funksion të rëndësishëm tretjeje dhe stimulojnë metabolizmin.

Për bukurinë – Ananasi ka cilësi të mira kundër rrudhave dhe shpesh përdoret në kozmetikë, duke shfrytëzuar cilësitë hidratuese dhe zbutëse në përgatitjet për produktet që zbusin dhe pastrojnë lëkurën.

Cilësia më e njohur e ananasit është fakti që është antiinflamator dhe falë bromelinës, eviton grumbullimin e lëngjeve të tepërta, duke qenë kështu një anti-celulit shumë i mirë dhe gjendet më së shumti në kërcellin e ananasit.

E mira e ananasit – Fruti është shumë i përdorshëm për preparate të ndryshme. Mënyra më e mirë për ta shijuar është të konsumohet si frut më vete ose me një sallatë frutash.

Ai gjithashtu mund të përdoret në mish ose peshk, i shtrydhur apo me kos. Gjithashtu mund të përdoret për të aromatizuar ujin, duke i shtuar ujit ananas dhe ndonjë gjethe menteje. Lihet në frigorifer dhe pastaj konsumohet, shkruan “oranews”.

Disa këshilla – Edhe pse fruti është i pasur me cilësi të dobishme, ka vend për këshilla. Personat që vuajnë nga çrregullimet e veshkave duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e ananasit dhe asnjëherë pa rekomandimin e mjekut. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vuajnë nga mpiksja e gjakut, pasi bromelina shton rrjedhjen e gjakut, ndaj efekti i tij mund t’i ngjajë efektit të ilaçeve dhe bën që të ekspozohesh ndaj hemorragjive.

Duhet patur kujdes edhe nëse personi që konsumon ananas po merr antibiotikë, pasi bromelina fuqizon përthithjen e amoxicilinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...