Si të shmangim dhembjet gjatë ciklit menstrual

Diel, 27 May 2018 10:24

Cikli menstrual dhe paramenstrual nuk janë momentet më të mira të muajit për ne femrat. Për fatin tonë të keq, dhembjet nuk janë vetëm gjatë atyre ditëve, por fillojnë gati 10 ditë më parë, një gjendje e cila në sytë e meshkujve duket shumë e çuditshme. Por, çfarë mund të bëjmë për të zvogëluar dhembjet. Ja disa këshilla nga ekspertët:

  1. Aktiviteti fizik

Duhet të praktikoni aktivitetin fizik si joga, një shëtitje në diell, not dhe pak sport gjatë ciklit menstrual, për të lehtësuar kështu dhembjet. Çlirimi i endorfinës lufton humorin e keq, stresin dhe lodhjen, duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike.

  1. Përdorni hekur

Duhet të rrisni dozën e hekurit. Gjatë menstruacioneve niveli i hekurit në gjak ulet, duke shkaktuar lodhje tipike gjatë menstruacioneve. Prandaj këshillohet të hani ushqime të shëndetshme, të pasura me hekur, si spinaqi apo lakra.

  1. Shkoni të flini një orë më parë

Gjatë ciklit menstrual, trupi ynë i nënshtrohet lodhjes shtesë dhe shpesh përgjumjes. Për fat të keq, nuk e kemi të gjithë mundësinë që të zgjedhim vetë kohën e zgjimit në mëngjes. Për shembull, kushdo që bën një jetë zyre ose ende shkon në shkollë, është i lidhur me oraret e sakta dhe të patjetërsueshme. Prandaj këshillohet të flini 1 orë më shpejt.

  1. Dëshira për të ëmbla gjatë ciklit lidhet me ndryshimet hormonale. Prandaj këshillohet të mbani një çokollatë të zezë me vete, sepse është një ilaç i vërtetë për gjendjen shpirtërore dhe gjithashtu për shëndetin sepse  përmban magnez, kalium dhe hekur: një shkarkesë e vërtetë e energjisë!4.Përdorni çokollata të zeza
  2. Masturbim, seks gjatë ciklit menstrual për t’u çlodhur

Praktikimi i auto-erotizmit gjatë ciklit, pra masturbimi, apo edhe seksi, është i dobishëm. Kjo për shkak se arritja e orgazmës gjatë ciklit menstrual rrit rrjedhjen e gjakut dhe çliron oksitocin, një hormon që ndihmon për t’u çlodhur, jo vetëm fizikisht. /Shëndeti/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...