Xhaka sulmon Federatën e Zvicrës, ja çfarë thotë

Diel, 08 July 2018 20:56

Vazhdon të shkaktojë debate festa me shqiponjë e dy futbollistëve shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Pas gjobës së FIFA-s dhe vendimit të federatës helvetike (SFV) për të mos e lejuar më këtë simbol, vjen dhe ideja për të mos përfshirë në përfaqësuese lojtarët me dy shtetësi.

Alex Miescher, Sekretar i Përgjithshëm i SFV, është shprehur: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”

Frazat e zyrtarit të federatës në referencë të qartë ndaj festës me shqiponjë në Botërorin e futbollit irrituan Granit Xhakën. Mesfushori i Zvicrës shprehu zhgënjimin për propozimin, që edhe pse në ide fillestare, ka ngjallur debat.

“Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë. Pas simbolit të shqiponjës na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanelë”, ka thënë Xhaka.

Federata Zvicerane me shumë gjasë do të tërhiqet nga propozimi kontrovers.
“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo’ në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë. Madje, edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi. Me këto komente, sekretari i federatës na ka zhgënjyer dhe na ka kthyer në Epokën e Gurit”, shtoi Xhaka.

Pas kritikave të ashpra, Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se nuk është kundër shtetësive të dyfishta të lojtarëve dhe ka keqardhje për akuzat diskriminuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...