Subashiq: Ndaj Rusisë do luaja edhe me një këmbë

Hënë, 09 July 2018 08:26

Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, pas një fitore dramatike ndaj vendit organizator, Rusisë, ku kaloi vetëm falë gjuajtjeve të penalltive.

Një nga lojtarët që ka sakrifikuar më tepër te kroatët, ishte padyshim portieri Danije Subashiq.
Në çdo moment tjetër në karrierën e tij, ai do të kërkonte zëvendësimin pas tërheqjes muskulore që pësoi në minutat e fundit të lojës së rregullt, transmeton kp.
Por jo në ndeshjen e djeshme ndaj Rusisë. Në përfundimin e takimit, portieri kroat është shprehur se ia ka kërkuar vetë stafit qëndrimin edhe për 30 minuta të tjera në fushën e lojës, madje shkon edhe më tej teksa thotë se do të luante edhe me një këmbë nëse do të ishte e nevojshme.
“I ndiej ende paksa dhimbjet e marra nga dëmtimi i djeshëm, por gjëja kryesore është që kemi shkuar më tej, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Isha unë ai që i thashë stafit që të mos më ndërronte dhe largonte nga loja. Do të luaja edhe me një këmbë nëse do të ishte e nevojshme, atë ndryshim duhet ta mbanim për dikë tjetër. Jam krenar, i kënaqur dhe i mbushur me lumturi, pasi jemi shkatërruar që të gjithë për të arritur këtu dhe tashmë kërkojmë edhe më tepër”, ka thënë Subashiq.
Në gjysmëfinale të Botërorit tani Kroacia do ta ketë përballë Anglinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...