Deschamps kërkon tri gjëra nga lojtarët për finalen me Kroacinë

Diel, 15 July 2018 08:15

Tranjeri i Francës, Didier Deschamps, ka kërkuar tri gjëra nga lojtarët e tij për finalen me Kroacinë.
Ai ka kërkuar që në finalen e Botërorit “Rusia 2018” francezët të jenë të qetë, të kenë vetëbesim dhe përqendrim maksimal.
Franca është favorite për triumf, por Deschamps kujton se një gjë e tillë ishte konsideruar edhe më 2016, kur francezët u mposhtën në finalen e Euro 2016 nga Portugalia.
“Është kënaqësi e madhe dhe privilegj që të luash në një ndeshje të tillë. S’ka asgjë më të bukur si profesionist se që të luash në finalen e Botërorit. Jemi përgatitur më së miri që kemi mundur. Duhet të rrimë të qetë, të kemi besim dhe të jemi shumë të përqendruar – në këto tri pika jemi fokusuar për finale”, ka thënë ai në konferencën për media.
Deschamps ka thënë se rivali i Francës, Kroacia, ka shumë lojtarë të mirë dhe me përvojë e që mund t’i sjellin probleme “Gjelave”.
Deschamps ishte kapiten i Francës në triumfin në Botërorin 1998 dhe të dielën mund të bëhet vetëm personi i tretë pas Mario Zagallos së Brazilit dhe Franz Beckenbauerit të Gjermanisë që e kanë fituar Botërorin si lojtar dhe trajner.

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 08:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...