Një stadium i madh për qytet e skuadër të vogël

Diel, 15 July 2018 08:24

Tifozi nga Australia, Joshua Hesse, ka mbetur i habitur kur ka kuptuar se cili ekip rus do ta trashëgojë stadiumin e ri të botërorit "Rusia 2018" në Saransk, derisa po bëhej gati për të përcjellë duelin ndërmjet Tunizisë dhe Panamasë.

Ai mbeti i habitur, pasi të paktë janë njerëzit jashtë Rusisë që kanë dëgjuar për klubin lokal të qytetit të Saranskut - FC Mordovia.
"Një qytet kaq i vogël të ketë një stadium të madh në të cilin pas botërorit ndeshjet do t'i luajë një ekip i panjohur dhe me numër të vogël shikuesish, është një sfidë vërtet e madhe për Rusinë. Shpresoj që edhe ky stadium të mos jetë vetëm një trashëgimi e dëmtuar e ngjarjeve të mëdha sportive", ka thënë Hesse, që do të jetë i pranishëm në finalen e botërorit që do të luhet në Moskë ndërmjet Francës dhe Kroacisë, të dielën.
"Personalisht, mbeta i shtangur kur më treguan emrin e ekipit që do t'i luajë ndeshjet në stadiumin e Saranskut pas botërorit".
Numri mesatar i tifozëve edicionin e shkuar në stadiumin "Mordovia Arena" ishte 3.700, kurse kapaciteti i tij është 44 mijë ulëse. Gjatë ndeshjeve të botërorit të gjitha ulëset ishin të zëna, por pas përfundimit të kësaj ngjarjeje, sfidë e Rusisë do të jetë mbushja e tribunave dhe mirëmbajtja e tyre, në mënyrë që të mos mbetet një trashëgimi e shkretë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...