×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Godet Barcelona, merr 19-vjeçarin që magjepsi botën

E Enjte, 02 August 2018 15:30

Afrika mund të ketë dështuar në Rusi 2018, por mes lojtarëve të Kontinentit të Zi që kanë luajtur në Kupën e Botës ka nga ata që e kanë fituar botërorin e tyre. Nga ana tjetër, marrja e një telefonate nga një prej klubeve më prestigjioz të botës nuk është aq ndryshe nga ngritja e trofeut, veçanërisht kur je vetëm 19 vjeç.

Ky është rasti i senegalezit Moussa Wague, që, siç ka bërë të ditur Sport, është prezantuar në qendrën stërvitore të Barcelona-s për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshjen që do ta transferojë te katalanasit. Një hap shumë i madh nga Pro League belge te La Liga, pa harruar se tani do të ndajë dhomat e zhveshjes me njëfarë Leo Messi.

Sigurisht, KAS Eupen, skuadra eWague, priste ndonjë ofertë pas paraqitjes së mirë të bërë nga mbrojtësi i krahut në Botëror. Por, ndoshta, as drejtuesi më optimist nuk do të kishte guxuar të mendonte se për të do të vihej në lëvizje Barcelona. Por katalanasit kanë dashur të djegin konkurrencën, duke siguruar këtë djalosh, i cili ka luajtur 13 ndeshje deri tani me kombëtaren. Nga ana tjetër, pozicioni i mbrojtësit të djathtë është nga problemet e skuadrës së Valverde pas largimit të Dani Alves.

Ideja, nga ajo që ka shkruar e përditshmja spanjolle, është ajo qëWague të luajë me ekipin e dytë dhe të parë, të paktën deri në dhjetor, në mënyrë që të fitojë eksperiencë. Gjithsesi, duket e vështirë që të lihet jashtë ekipit të parë një lojtarë që ka luajtur tri ndeshje dhe ka shënuar një gol në Botëror. Realizimi kundër Japonisë e ka bërë atë golashënuesin më të ri afrikan në historinë e Kupës së Botës. Tani, detyra eWague është të marrë krahun e djathtë të Barcelona-s. Një detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Trajneri Valverde, në fakt, mendon të zhvendosë Sergi Roberto në mesfushë dhe në këtë pikë, 19-vjeçari mund të parakalojë Semedo-n, i cili nuk ka bindur në sezonin e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...