×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Flet De Biazi: Do të isha i gatshëm të rikthehesha si trajner në...

E Enjte, 02 August 2018 17:31

Ish trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi në një intervistë për “La Gazzeta Dello Sport” ka treguar versionin e tij rreth ngjarjeve më të fundit që i kanë ndodhur.

De Biazi ka treguar prapaskenat pse nuk u bë trajner i Polonisë. Më tej ai është shprehur se do të ishte i gatshëm që të rikthehej si trajner në Itali.

Për sa i përket të ardhmes De Biazi thotë se do të komentojë ndeshje në RAI, pasi sipas tij televizioni i shërben trajnerëve për t’u treguar presidentëve që jemi gjallë.

Prapaskenat me Poloninë
“Kjo është një histori që ka kohë që ka filluar. Unë isha kontaktuar që më parë nga Bonjek, para se të zgjidhte Navalka, trajnerin në Botërorin e fundit. Ishte viti 2013 dhe unë isha i lidhur me Shqipërinë, ndaj nuk u bë asgjë. Zibì u bë përsëri i gjallë në javët e kaluara, për të zëvendësuar të njëjtin Navalka. Po, ishte një ditë kur e ndjeva veten trajneri i ri i Polonisë. Ishte dita kur unë dhe Bonjek caktuam të takoheshim në Romë për të saktësuar detajet. Unë kisha bërë edhe kostumin gati. Por pastaj Bonjek nuk u bë më i gjallë dhe mësova nga shtypi dhe jo nga ai, që trajneri i tij do të ishte një tjetër, kjo është ajo për të cilën ndjej më shumë keqardhje.

Sigurisht, Zibi është i lirë të bëjë zgjedhjet që mendon, në këtë çështje ose është shpjeguar keq ai, ose nuk kam kuptuar mirë unë. Megjithatë, asnjë hatërmbetje. Kjo është pankina e dytë e kombëtares që shoh të më ikë. Në vitin 2016, presidenti i Federatës Shqiptare nuk më la të lirë të zëvendësoja Konten te Italia. Ky duhet të jetë një mallkim”.

Për të ardhmen
“Në gusht do të komentoj ndeshjen time të fundit në Raiuno, finalen e SuperKupës së Europës, mes Real dhe Atletiko, në Talin të Estonisë. RAI ka vendosur të bëjë një zgjedhje më të qëndrueshme me Di Xhenaron. Por mendoj se do të vazhdoj të punoj për RAI-n. Televizioni na shërben ne trajnerëve për t’u treguar presidentëve që jemi të gjallë. Në futbollin e sotëm, nëse nuk shfaqesh, nuk ekziston. RAI jep ndeshje për të gjithë dhe të jep një shikueshmëri të çmendur”.

Nëse do të trajnojë
“A jam gati të kthehem të trajnoj në Itali? Sigurisht, edhe pse pas periudhës te Udineze isha betuar me vete që kurrë më nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi te ne jemi shumë të lidhur me rezultatet. Mbërrin në dhjetor dhe ndoshta në mars të largojnë, çfarë kuptimi ka? Në tre muaj nuk ke kohën të njohësh siç duhet grupin dhe ambientin. Në sezonin e kaluar isha shumë pranë pranimit të ofertës të një skuadre të Serisë A që luftonte për rënien, në fund i thashë jo”.

Shkëmbimet Juventus-Milan
“Bonuçi është një mbrojtës i madh, por unë, po të isha në vend të Juventusit, do të kisha zgjedhur Kaldara, titullar fiks i të ardhmes në kombëtare. Kaldara është një futbollist që mbulon më shumë, një stoper. Bonuçi është mbrojtës i lirë. Kaldara më pëlqen për përgatitjen fizike dhe Inteligjencën. Higuan bën shumë gola, çfarë tjetër të them? Supergoditje”.

Modifikuar më E Enjte, 02 August 2018 21:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...