Tramexani zbërthen krizën e Italisë, duket njëlloj si ajo kuqezi

Tuesday, 11 September 2018 16:29

Ashtu si Shqipëria, edhe Italia nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo ecuri vazhdon që nga koha kur të kaltrit mbetën jashtë Botërorit në atë përballje me Suedinë. Edhe në Ligën e Kombeve, italianët e kanë nisur keq, me një barazim dhe një humbje në dy takimet e para.

Paolo Tramexani, ish-ndihmës trajner i De Biazit te Shqipëria, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës italiane, duke ia vënë fajin kryesor sulmit dhe mungesa e taktikave të duhura. Me këto probleme, po përballet edhe Shqipëria në ndeshjet e saj të fundit. Sakaq, Tramexani shprehet se Mançini nuk është trajneri që njeh skuadrën dhe se në atë vend, duhet të ishte Konte.

Problemet e Italisë

“Sigurisht që mungesa e lojës po sjell këto rezultate te Italia. Ne nuk mund të fajësojmë gjithmonë cilësinë e individëve dhe mungesën e talenteve, pasi edhe thatësia në sulm, është përgjegjësi e trajnerit. Ka shumë punë për të bërë, në këtë moment kemi nevojë për shumë durim. Rruga përpara duhet të jetë ajo e thjeshtësisë”.

Konte apo Mançini?

“Antonio kishte avantazhin sepse kishte punuar me skuadrën e Juventusit dhe lojtarët që ai kishte, i njihte shumë mirë. Mançini nuk i ka trajnuar aq shumë lojtarë në këtë skuadër kombëtare dhe ka një karakter shumë të ndryshëm nga ai i Kontes. Unë do të thoja se, më shumë se personaliteti, këtij ekipi i mungon shpirti taktik.

Si mund të shpëtojë Italia?

“Mançini bëri gjithçka, pavarësisht se i vuri djemtë e tij në vështirësi. Mendoj se ka bërë mirë që mori lojtarë të ndryshëm që ata të fitojnë përvojën e duhur ndërkombëtare. Nuk po flas për një ndryshim të improvizuar, por besoj se rotacioni i aplikuar nga trajneri në ndeshjen ndaj Portugalisë është i ndikuar.

Pashë disa aspekte pozitive, për shembull, Kristante, i pëlqente, edhe pse ai luajti në një rol që nuk është saktësisht i tij. Është lojtar që përshtatet mirë dhe ka talent.

Thatësia në sulm

“Ne duhet të kuptojmë se me sa sulmues duhet të luajmë. Nuk ka nevojë të bëjmë shumë ndryshime të menjëhershme, kur mund të bëjmë një ndërrim në pozicionimin e mesfushorëve dhe ndryshim në sulm”, u shpreh Tramexani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...