Hysaj nuk po kalon një periudhë të mirë

E Enjte, 08 November 2018 15:23

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku ishte titullar nga ndeshja në ndeshje me Napolin, Elseid Hysaj nën drejtimin e Carlo Ancelottit nuk po kalon momente të mira, pasi trajneri italian ka krijuar më shumë besim te Rui, shkruan Sportplus.

Lidhur me këtë çështje ka folur agjenti i shkodranit, Mario Guffredi teksa për mediat italiane është shprehur se Hysaj është mësuar me Sarrin që i pëlqente loja mbrojtëse, por me Ancelottin është ndryshe duke qenë se ky i fundit kërkon që futbollistët të dalin para dhe jo të mbeten në mbrojtje.

“Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër PSG-së. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ancelottin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurenca po e bën edhe më shumë”, ka përfunduar agjenti i tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...