Kombëtarja me mungesa, Panucci ''kthen sytë'' nga një tjetër element

Tuesday, 13 November 2018 11:51

Trajneri i kombëtares së futbollit, Christian Panucci, ka vendosur që të thërrasë një tjetër futbollist për grumbullimin e ndeshjeve me Skocinë dhe Uellsin, pasi ka parë të reduktohet për shkak të dëmtimeve apo pamundësisë për të udhëtuar numrin e lojtarëve që kishte planifikuar të afronte për këto sfida. Dëmtimi i Ramadanit si dhe mosardhja e Sadikut, Balliut e së fundmi Durmishajt, ka bërë që trajneri të mos ketë një numër të mjaftueshëm lojtarësh për të përballuar si duhet ndeshjen me Skocinë ku mungojnë edhe Hysaj e Basha për pezullim, ndërsa Manaj nuk është në maksimumin e tij.

Kështu, Panucci ka kthyer sytë nga një tjetër element që njeh duke i dërguar ftesë mesfushorit ofensiv Egli Kaja. Ky i fundit ishte edhe në grumbullimin e tetorit por nuk u aktivizua në sfidat ndaj Jordanisë dhe Izraelit për asnjë minutë.

Ndonëse sot trajneri deklaroi se lojtari ishte lënë jashtë për arsye mosaktivizimi me klubin e tij (3 ndeshje për një total prej 65 minutash që në shtator), ai ka menduar t’i japë një tjetër shans lojtarit i cili luan në krahun e djathtë e mund të shërbejë si alternativë në rast emergjence.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...