​Cavani: Unë e Neymar jemi vëllezër, shokë dhe bashkëlojtarë

Tuesday, 20 November 2018 09:51

Sulmuesi uruguaian i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, i ka mohuar spekulimet se ai e ka një marrëdhënie të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Neymarin, pas ndërhyrjes që ia bërë në ndeshjen mes Uruguait dhe Brazilit të premten.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Neymari, golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, ishte duke e kontrolluar topin derisa Cavani i bëri një ndërhyrje të ashpër. Pas kësaj ndërhyrjeje, Neymari filloi të rrotullohet në fushë, ndërsa Cavani u zemërua me gjyqtarin.

Për zënkat mes këtyre të dyve ishte raportuar gjatë sezonit të kaluar. Ata përveç që kishin pasur mosmarrëveshje në fushë për gjuajtën e penalltive dhe gjuajtjeve të lira, thuhet se ata ishin zënë mes vete edhe në zhveshtore.

 

“Gjërat që ndodhin në fushë i mendojnë vetëm gjatë ndeshjes, por pastaj ne jemi shokë, vëllezër dhe bashkëlojtarë. Por, gjatë ndeshjes, ti dëshiron të fitosh, kjo është normale sepse ti dëshiron ta mbrosh skuadrën tënde”, ka thënë Cavani.

“Unë nuk bëra asgjë, nuk e preka atë. Unë shkova dhe i thashë se nuk e preka, por u sjella me të siç do të isha sjellë me të gjithë. Nuk ka nevojë të flitet për këtë gjë sepse nuk është asgjë, vetëm mediat po flasin për të”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...