“Më gjeni një trajner”, Duka nis audicionet për pasardhësin e Panuçit

Tuesday, 20 November 2018 11:30

Shqipëria kërkon trajner për eliminatoret e Euro 2020. Sido që të shkojë ndeshja me Uellsin, pavarësisht rezultatit që do të prodhojë, Kristian Panuçi nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë. Kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së rezultateve, paqartësisë që i ka sjellë lojës së skuadrës trajneri italian apo marrëdhënies aspak pozitive që ai ka krijuar me lojtarët. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka kuptuar gafën e madhe që ka bërë duke emëruar ish-mbrojtësin italian pa eksperiencë si trajner në drejtimin e kuqezinjve dhe po përpiqet që ta korrigjojë me shumë vonesë atë zgjedhje.

Vip Sport ka mësuar se FSHF ka nisur kontaktet me menaxherët dhe personat të cilët në të kaluarën kanë sugjeruar emra trajnerësh për stolin kuqezi. Emri i Bledar Kolës ishte vetëm i pari i një numri me CV që ka filluar të vihet mbi tavolinën e Dukës nga këta bashkëpunëtorë të tij, në përpjekjen për të korrigjuar gabimin e verës së kaluar që i ka kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë e cila ka bërë shume hapa mbrapa dhe ka komplikuar rrugëtimin drejt Europianit me rënien në vazon e katërt për shortin e tij.

Ndarja “konsensuale” me Panuçin do të bëhet pas ndeshjes me Uellsin, kur Duka do të takohet përsëri me trajnerin për t’i komunikuar shkarkimin nga detyra ish-mbrojtësit italian i cili rezultoi të ishte një nga zgjedhjet më të papërshtatshme për stolin e kombëtares shqiptare në dy dekadat e fundit.

Prioriteti mbeten trajnerët e huaj, ndërsa CV-të do të fillojë të shqyrtohen që në javët e ardhshme, për të bërë një zgjedhje para fundit të vitit. Kjo, pasi në mars fillojnë menjëherë eliminatoret e Europianit dhe trajneri i ri nuk do të ketë shumë kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën e cila duket e shpërbërë falë epokës së drejtimit të Panuçit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...