Habit Drejtori sportiv i Juventusit: Transferimi i Ronaldos i lehtë

Hënë, 24 December 2018 13:39

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se ka qenë shumë e lehtë për kampionin italian ta transferojë Cristiano Ronaldon, për shkak se nuk i është dashur ta bindë fare portugezin.

Superylli portugez iu bashkua bardhezinjve këtë verë për 100 milionë euro, në një marrëveshje që habiti botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.

Pati shumë skepticizëm kur Juventusi e bëri të qartë për herë të parë interesimin për Ronaldon, megjithatë në realitet transferimi i tij ka qenë i lehtë.

“Me Cristianon ka qenë shumë e lehtë sepse ai tashmë kishte vendosur të vinte në Juventus”, tha Paratici për Sky.

“Nuk ka pasur nevojë ta bindnim. Mendoj se diku kah 25 maji, pas finales së Ligës së Kampionëve, ai kishte vendosur. Ai kishte thënë: ‘Nëse bëhet fjalë për Juven, atëherë unë e dua vetëm Juven’”, shtoi ai.

“Kur u takuam me [agjentin Jorge] Mendesin për të folur për Joao Cancelon, ai më tha: ‘Nuk do ta besosh këtë, ama Cristiano dëshiron t’i bashkohet Juventusit’”, theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...