Juventusi pret Realin e Madridit për të zhvilluar aktin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Sfida Juventus-Real Madrid është një klasike e futbollit europian me dy skuadrat që janë ndeshur plot 15 herë me njëra-tjetrën.
Një përballje që ka parë 7 herë fitues bardhezijtë, ndërsa spanjollët kanë triumfuar vetëm në 6 raste.
Sa i përket golave, interesant është fakti që asnjë takim nuk është mbyllur në barazim 0-0, ndërkohë që vihet re se në përballjet me njëra-tjetrën skuadrat e kanë gjetur thuajse gjithmonë rrugën e rrjetës.
Madrilenët kanë gjetur 17 herë rrugën e rrjetës, kundrejt 21 realizimeve të bardhezijve.