Lorik Cana, edhe pse jo më në fushë, qëndron gjithmonë pranë fancave të tij. Pasditen e sotme ai ka komunikuar live me to, nëpërmjët rrjetit social, Instagram. Kapiteni legjendar i ka përzgjedhur në mënyrë rastësore ‘bashkëbiseduesit e tij’ dhe ka zhvilluar biseda me to.
Një një nga bisedat e tij live, ai komunikoi me një të ri shqiptar, i cili kishte vite që ishte larguar nga Shqipëria por e fliste rrjedhshëm shqipen. Cana e përgëzoi fansin duke u shprehur se Jam shumë i lumtur që prindërit të kanë mësuar gjuhën shqipe të flasësh kaq rrjedhshëm, pasi është krenari të tregosh që je shqiptarë. Urime prindërve që u mësojnë fëmijëve të flasin shqip pavarësisht se ku rriten apo lindin.