Kombëtarja Shqiptare e futbollit për vajza do të zhvillojë ndeshjen e radhës për eleminatoret e Botërorit “Fancë 2019” me Poloninë sot në orën 17:30.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji”, në Ëloclaëek.
Kombëtarjae vajzave, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, ka mbërritur ditën e djeshme në shtetin polak për të takimin me skuadrën që renditet e dyta në Grupin 2, ku bëjmë pjesë edhe Bjellorusia, Zvicra e Skocia.
Nga 5 ndeshje të zhvilluara deri tani, Shqipëria ka pësuar vetëm humbje (Shqipëri – Zvicër 1-4, Bjellorusi – Sqipëri 1-0, Skoci – Shqipëri 5-0, Shqipëri – Poloni 1-4 dhe Zvicër – Shqipëri 5-1). Takimi i radhës i përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena” me Bjellorusinë më 10 prill. Hyrja në stadium në këtë ndeshje do të jetë falas.
Grupi 2, renditja
Zvicra 15 pikë
Polonia 6 pikë
Skocia 6 pikë
Bjellorusia 3 pikë
Shqipëria 0 pikë