Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG). Shkencëtarët thonë se këtë vit kanë zbuluar se më shumë se 98% të mostrave të luleshtrydheve, së bashku me spinaqin, nektarinën, qershitë dhe mollët kanë në përmbajtje të paktën 1 pesticid. Një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh.
Këtë vit, lista “Dirty Dozen” përfshin sërish të njëjtat 12 fruta dhe perime si lista e vitit të kaluar, me vetëm disa ndryshime në renditje.
Ja lista “Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:
- Luleshtrydhet
- Spinaqi
- Nektarina
- Molla
- Rrushi
- Pjeshka
- Qershitë
- Dardha
- Domatet
- Selinoja
- Patatet
- Specat
Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:
- Avokado
- Misri
- Ananasi
- Lakra
- Qepa
- Bizelet e ngrira
- Papaja
- Shpargu
- Mango
- Panxharu
- Pjepri
- Kivi
- Pjepri melandë
- Lulelakra
- Brokoli
Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet. /shëndeti.com.al/