Një grua 42-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë, pasi konsumoi pesticide.
Burime të Policisë vendore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh, ku në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, V. Gj., 42 vjeçe, e cila vdiq në spital.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09. 11. 2018, në fshatin Tresh, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, shtetësia V. Gj., vjeçe 42, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.