Një grabitje në një lokal bastesh ka ndodhur në Tiranë. Viktimë ka rënë punonjësi i kasës, të cilit i kanë marrë një shumë lekësh.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e një lokali lojëra fati një person i ka vjedhur një shumë lekësh punonjësit të kasës, E. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09. 11. 2018, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e një lokali lojëra fati një shtetas i ka vjedhur një shumë lekësh, punonjësit të kasës, shtetasit E. S., vjeç 31, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.