'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Diel, 17 November 2024 19:00
 

Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.

 Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela u shpreh se atdheu që keni lënë nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin.

Është koha ta kuptoni se ju jeni shumica dhe secili prej jush është shumicë. Bëni atë që mundeni dhe bëni të pamundurën për të ndëshkuar ata që ju larguan nga Shqipëria, tha Lela në takimin me shqiptarët në Londër.

 

Atdheu që keni lënë nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin: 

-Rruga e Kombit e ndërtuar nga Sali Berisha dhe qeveria e Partisë Demokratike, nuk i përcjell  më kuksianët dhe hasianët drejt Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, por drejt Anglisë dhe rrugëve të kurbetit. Edi Rama ka vënë taksë duke e kthyer nga rrugë të Kombit në rrugë të shkombëtarizimit.

-Rruga e Arbrit që u projektua nga Sali Berisha dhe qeveria e Partisë Demokratike është përuruar 5 herë nga Edi Rama, por nuk ka përfunduar asnjëherë. Dibranët dhe matjanët e dinë mire, sepse kur shkojnë në shtëpitë e tyre u duket sikur po ecin në krateret e plantit Mars.

-Tuneli i Dhërmiut, që është hapur për oligarkët dhe rezortet e tyre, nuk i sjell asnjë përfitim ekonomik banorëve të zonës. I ka vendosur embargo qafës së Llogarasë dhe bizneseve atje, dhe i ka lidhur sytë një prej pamjeve  më të bukura të Shqipërisë.

-Në gjirin e Vlorës lundrojnë dy TEC-e, ose më saktë dy tigra të ngordhur, që prej shtatorit 2022, dhe nuk kanë prodhuar energji as edhe një ditë të vetme. Kostoja e tyre është 63 mijë USD në ditë. Pra 50.4 milion dollarë të hedhur në det dhe asnjë ditë energji.

-Sa here që vini në Shqipëri ua zënë sytë dhe hundët plehrat rrugëve dhe kutërbimi i Tiranës nga duhmat. Për inceneratorin e Tiranë paguhen 80 mijë euro  në ditë edhe pse nuk ekziston. Buxheti i viti të ardhshëm parashikon 30 milion euro për inceneratorin, dhe pse Tirana ka vetëm një landfill.

-Pyjet e Librazhdit, pasuri e madhe e kësaj treve, priten pa kriter e pa hesap nga kompanitë e lidhura me Taulant Ballën, që vjen këtu tju kërkojë vota librazhdasve dhe u bën si patriot dhe mentor.

-Investitorëve strategjikë u jepen pasuritë kombëtare në detrat e jugut dhe kullotat e parqet kombëare të veriut, dhe ministrja e Ramës del e thotë publikisht se nuk mund të lejojmë dikë që zbret nga mali dhe ngul cadrën në plazhet tona.

-Rruga  nga Vau Dejës në Koman është si të ishte bombarduar ne lufte. Kjo zonë, ndër më të bukurat e Shqipërisë, aksi kryesor i prodhimit te energjisë elektrike të kombit, i ka paguar 10 milion herë koston e shtrimit të 30 kilometrave asafalt. Asnjë grusht zhavorr nuk hidhet dhe udhëtimi në kanionet e Drinit dhe Alpet e Veriut merr dyfishin e kohës.

Prandaj kur Rama vjen e u flet ju verioreve për ‘Paketen e Maleve’ refuzojeni gjuajeni me Pakten e Vezeve apo te Domateve.

Rama dhe qeveria e tij kanë shumë të palara të tilla, dhe ashtu sic janë të stërvitur në punë horrash, nuk do të ndalen as në këto muaj që u kanë mbetur deri në fund të mandatit.

Duhen ndalur me çdo kusht.

Me mosbindje civile, me votë të lirë, me bashkim të shqiptarëve, pavarësisht krahinës apo idesë.

Bashkimi fillon këtu nga ju, të dashur shqiptarë të diasporës.

Mes dy zgjedhjeve, emigrimit dhe Shqipërisë, emigrimi është gjithmonë zgjedhja e dytë.

Por ju nuk jeni zgjedhur. Ju kanë detyruar. Askush nuk e lë atdheun si zgjedhje, por si hall, si nevojë, si detyrim.

Kujtojini pak si ju përndiqnin taksidarët e qeverisë, tatimet, taksat, qeveritarët e korruptuar lokalë, të fortit e zonës me lidhje me qeverinë.

Kujtoni se, të përndjekur prej tyre, morët rrugët e vështira të botes, qëndruat në kampe, lundruat me gomone përmes Kanalit anglez apo u fshehët në ngarkesa kamionësh për të hyrë në ishujt britanikë.

Keni lëne prindërit, familjaret dhe varret e te pareve për një jete me te mire.

Duke e ditur se e vetmja jete e mire duhet te përmbushet ne atdhe.

Mos lejoni që malli për atdheun t’jua mjegullojë gjykimin.

Mos merrni si të vërteta kronikat rozë për Shqipërinë që shihni në televzionet e kontrolluara nga qeveria.

Është koha që të zgjidhni edhe njëherë atdheun.

Është koha ta kuptoni se ju jeni shumica dhe secili prej jush është shumicë. Bëni atë që mundeni dhe bëni të pamundurën për të ndëshkuar ata që ju larguan nga Shqipëria.

Angazhoni familjarët, të afërmit, të njohurit e të panjohurit, për t’u regjistruar në zgjedhje dhe për të votuar kundër Edi Ramës.

Kujtojini thirrjet e bashkatdhetarëve në Selanik që iu drejtuan Ramës nga “Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon”.

Do të vijë edhe në Londër javën që vjen. Vetëm salla i kushton 25 mijë paund, siç mora vesh këtu. Bëni llogari sa i kushton avioni, sa i kushtojnë suitat e shtrenjta për veten dhe hotelet për shpurën e patronazhistëve që merr me vete.

Ju jeni shumica, Rama dhe shpura e tij e korruptuar vetëm një shushunjë në kurrizin  e Shqipërisë!

Login to post comments