Askush nuk ka dashur t’i shohë këta VIP-a bashkë, por në fakt ata tregojnë gjithmonë se janë të lumtur.
Dashuria nuk mund të shpjegohet. Ajo është një ndjenjë që nuk ka kufij dhe steriotipe.
Mosha, statusi social apo kulturat e ndryshme nuk mund të ndalojnë dy persona të qëndrojnë bashkë. Zbuloni disa shembuj të të famshmëve.
Liv Taylor dhe Dave Gardner. Bukuroshja Liv është më e gjatë se bashkëshorti, por kjo as që i intereson.
Liv Taylor dhe Dave Gardner
Hugh Jackman dhe Beborra-lee Furness. Pavarësisht se adhurohet nga shumë femra anë e mbanë botës, aktori ka zgjedhur për bashkëshorte një femër 13 vite më të madhe në moshë.
Hugh Jackman dhe Beborra-lee Furness
Peter Dinklage dhe Erica Schmidt. Një tjetër yll i Game of Thrones ka 12 vjet i martuar me aktoren dhe kanë 2 fëmijë. Ata duken të dashuruar pavarësisht diferencës trupore
Peter Dinklage dhe Erica Schmidt
Aaron Taylor-Johnson dhe Sam Taylor-Johnson. Sam është 50 vjeç dhe Aaron 27, por ata kanë 6 vite të martuar dhe kanë 2 vajza. Dashuria e aktorit për bashkëshorten është shënjuar dhe me një tatuazh në trupin e tij.
Aaron Taylor-Johnson dhe Sam Taylor-Johnson.
Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher. Pervec ndryshimit në gjatësi, Isla ka ndryshuar edhe fenë duke u shndëruar në një judaiste. Sacha në fakt shpesh shokon botën me gjërat e tij të cmendura, por kjo nuk e pengon Isla-n ta dashurojë marrëzisht.
Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher
Jessica Alba dhe Cash Warren. Cash as e kishte menduar ndonjëherë se mund të takohej me aktoren e preferuar dhe të bëhej bashkëshorti i saj, por kanë 10 vite bashkë dhe 3 fëmijë.
Jessica Alba dhe Cash Warren