Projeksionet e Goldman Sachs – “Nuk ka recesion, por pritet një ngadalësim i mprehtë”

Tuesday, 15 Janar 2019 16:56

Goldman Sachs nuk projekton ndonjë recesion në ekonomitë e zhvilluara në vitin 2019, por pret një ngadalësim të mprehtë. Analistët e bankës së investimeve pranuan zhvlerësimet e bëra në fund të vitit të kaluar për Shtetet e Bashkuara dhe shtuan se nuk pritet ndonjë recesion, por një ngadalësim i mprehtë.

Komentet e bankës vijnë paralelisht me pesimizmin e pjesëtarëve të tregjeve në SHBA, për shkak të rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale dhe tensioneve gjeopolitike, kryesisht me Kinën. Një sondazh i 500 investitorëve institucional në muajin Dhjetor, tregoi se shumica presin një përfundim të optimizmit më të gjatë në histori të tregjeve në 2019-ën.

Perspektiva për rritjen ekonomike në 2019-ën është ndikuar gjithashtu nga lufta tregtare, ngadalësimi kinez, Brexit dhe pasiguria politike në Europë. Fondi Monetar Ndërkombëtar përmendi tensionet tregtare kur uli vlerësimin për rritjen ekonomike botërore për 2019-ën.

Ndërkohë, kushtet e tkurrura financiare në SHBA po vazhdojnë të shqetësojnë tregjet dhe Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje bankës qendrore që të mos rrisë normat e interesit. Goldman Sachs pret 2 rritje të normës së interesit nga Rezerva Federale në vitin 2019, por shtoi se kjo mund të ndryshojë nëse ekonomia ngadalësohet.

Ndërkohë që tregjet kanë pësuar një rimëkëmbje në nisje të 2019-ës, raportet e të ardhurave nga kompanitë do të jenë përcaktuesi i gjendjes së sektorit korporativ. Goldman pret që ky sezon i raportimeve të jetë më i dobët se sa pritej më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...