Tepelena nuk ka datë “çlirimi”, të tillë e shpiku Tërmeti

Tuesday, 18 September 2018 18:16
Ftesa e Bashkisë me foton e Haki Toskës, si dhe disa foto të paraqitur gjatë festimeve Ftesa e Bashkisë me foton e Haki Toskës, si dhe disa foto të paraqitur gjatë festimeve

Nga Kastriot Dervishi

Para tre ditësh, më 15 shtator, kryetari i Bashkisë së Tepelenës organizoi disa ceremoni me rastin e “75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës”, të cilat përfunduan suksesshëm me këngë për komandantin legjendar të krimit, tallonave, fukarallëkut dhe gazepit. Kjo gjë bëhej vetëm pak ditë pasi në mënyrë të sikletshme, Tërmet Peçi u pa në ceremoninë e 23 gushtit, në përkujtim të viktimave të komunizmit në ish kampin e internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në profilin e tij të fb nuk gjendet asgjë nga ceremonia e 23 gushtit, ndërsa është shpikur “çlirimi i Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit dhe për t’iu dhënë rastin.

Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme” (botimi i dytë, i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, përgatitur nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda e plotësuar nga Hysni Berdaj), Tiranë 1972, nuk figuron kurrfarë date për “çlirimin” e Tepelenës. Mund të gjesh lloj-lloj datash, por jo për një “çlirim” apo betejë të zhvilluar në Tepelenë. As në burime arkivore nuk gjendet ndonjë ngjarje e tillë. 

Në ftesën e nënshkruar nga kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, me titull “Në emër të lirisë” paraqitej anëtari i mëvonshëm i Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punës-Haki Toska si dhe Mustafa Matohiti, përkatësisht komisar dhe zëvendëskomisar të brigadës së 6-të komuniste. A thua kishte lidhje Hakiu me “çlirimin” e Tepelenës? Aspak. Edhe Matohiti është vrarë në 29 mars 1944 në betejën e Patosit, e kësisoj nuk ka lidhje me “çlirimin” e Tepelenës. Çfarë lidhje ka kjo brigadë me “çlirimin” e Tepelenës. Ajo u formua më 26.1.1944 në Përmet nga bashkimi i batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri” dhe “Abaz Shehu”. Në gusht 1944 brigada kaloi nga Këlcyra në Skrapar, u vendos në divizionin e 2-të komunist dhe u drejtua drejt Labinotit, Martaneshit e veriut. Pas luftimeve në veri, më 27.11.1944 kaloi kufirin shtetëror (të 1913-s). Por si gjëra krejt pa lidhje ishin edhe fotografitë e tjera e treguara që ishin të kësaj brigade. Referuar pamjeve të sjella nga bashkia dhe origjinalit të albumit nr.5 të Arkivit të PPSH-së, sipas numrave të origjinalit, fotot kanë këtë përmbajtje:

1-Mustafa Matohiti (pa datë)

2-Mustafa Matohiti në mes (dy të tjerët nuk dihen)

4-Bektash Bilimani (pa datë)

6-Partizanë në Drisht afër Vishegradit, më 2.6.1945

7-Partizanë në Mitrovicë më 11.4.1945

8-Sulo Veipi dhe MaksutMyrto (pa datë)

10-Partizanë (pa datë)

Asnjëra prej fotove pra nuk lidhet me “çlirimin” e Tepelenës.

Modifikuar më Tuesday, 18 September 2018 19:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...