Për gratë e OJF-ve mbushin xhepat me grushtet që ha Xhisiela

Premte, 28 September 2018 19:00

Nga Patrik Sadikaj

Pak rendesi ka se kush e ka dhunuar vajzen jetime nga F. Kruja. Edhe nese autori eshte nje njeri dosido, ajo eshte femer dhe i shtohet sot listes se vajzave qe per hir te mungeses se koraces mbrojtese nuk jane te zonjat as te thone te verteten. 

Imagjino pak, kur autori eshte nje njeri prindit te te cilit i ka dhene voten qe te "beje Shqiperine qe duam". Ky eshte fundi. Ne, qytetaret e thjeshte, vajzat apo grate pa imunitet njerezor, se per imunitet depueti as qe behet fjale, sot shikohen nga ata analfabetet qe pasurine e kane ndertuar mbi gjakun e trupin e vajzave si Xhisiela, thjesht si prona e tyre. Ata mund te bejne cdo gje, dhe u duket habi sesi shteti duhet te ngreje doren kunder tyre. Shteti, as qe behet fjale, por ndonje zyrtar ende i ndershem qe ka mbetur ne kete vend ku kryeministri therret: po bej shtet. Shtetin e kujt? Te Xhisieles jo njehere, mbase shtetin e te forteve, jo shtetin e forte qe mbron te dobetin. Shteti qe nuk ia fik cigaren ne trup jetimes. 
Nejse, kjo eshte njera ane e medaljes se perdhunimit. Kemi anen tjeter, ate te shurdherise dhe memecerise.
A i mbani mend grate burrnesha te OJF sesi çirreshin kunder presidentin Trump pas zgjedhjes se tij. Ne Shqiperi u mbushen sheshet per te protestuar kunder "dhunes" se Trump ndaj grave. Ah sikur ta kishte provuar ate dhune vajza nga Nikla! 
Po tani? Apo kjo e Xhisieles, Maries, Sanies, Rites, Mozes e ku di une nuk quhet? Ku jane keto grate e pushteti qe pervec parave qe marrin prej larove te tyre ministra, deputete e drejtore, mbushin xhepat me para donatoresh pikerisht me historite e vajzave mjerane qe dhunohen dhe kercenohen me jete. 
Ato jane shume te zena duke bere konferenca luksi ne hotele me 5 yje qe financohen nga keta burrecat e pushtetit qe dhunojne e plaçkisin cdo gje a thua i kane pronat e babait. 
Hipokrite, edhe nese historia e saj eshte me pak politike sec duket, thoni nje fjale per ate qe te gjithe e pranojne si dicka normale: qe eshte rrahur. 
Bejini te ushtojne studiot televizive dhe sheshet sic bete kur ju qau zemra per grate e dhunuara nga presidenti Trump.

Modifikuar më Diel, 30 September 2018 12:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...